Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizë për trajtim mjekësor

Viza për trajtim mjekësor i lejon hyrjen në Itali personit që ka nevojë për trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore publike dhe private italiane të akredituara, si edhe personit që e shoqëron atë.

Çdo banor i Kosovës që kërkon vizë hyrjeje në Itali për trajtim mjekësor duhet të paraqitet personalisht (ose, në rast se kjo është e pamundur për shkak të sëmundjes, të autorizojë një familjar) pranë Sportelit të vizave të Ambasadës së Italisë në Prishtinë, në ditën dhe orën e caktuar dhe t’i dorëzojë personelit përkatës “Formularin e aplikimit për vizë”, të plotësuar në të gjitha pjesët e tij me shkronja të mëdha shtypi, me dy fotografi aktuale sipas standardit ICAO.

Kërkesës për vizë duhet t’i bashkëngjiten dokumentet në vijim me një fotokopje të tyre:

1. Pasaporta e vlefshme deri në skadimin vizës së kërkuar;

2. Certifikata e diagnozës së pacientit e lëshuar nga Klinika përkatëse pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e përkthyer në gjuhë italiane nga një përkthyes gjyqësor i njohur nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, duke vërtetuar se trajtimi që konsiderohet i nevojshëm nuk mund të bëhet në Kosovë;

3. Deklarata e strukturës spitalore italiane që tregon:

a. llojin trajtimit mjekësor;

b. datën e fillimit të trajtimit mjekësor;

c. kohëzgjatjen e tij;

d. koston financiare për trajtimin mjekësor (DRG).

4. Konfirmimi i transferimit të paradhënies prej 30% të shumës së shpenzimeve të nevojshme për trajtimin mjekësor;

5. Dokumente që dëshmojnë mjetet financiare të mjaftueshme në Itali për të paguar pjesën e mbetur prej 70% të shpenzimeve mjekësore, të ushqimit dhe strehimit jashtë strukturës shëndetësore dhe riatdhesimit të pacientit dhe shoqëruesit (dëshmia e pagës, fidejusion bankar);

6. Dokumente lidhur me qëndrimin në Itali: rezervimi i hotelit ose deklarata e mikpritjes për shoqëruesin e nënshkruar nga personi fizik ose juridik, italian ose i huaj me qëndrim të rregullt në Itali, së cilës i bashkëngjitet fotokopja e letërnjoftimit ose lejes së qëndrimit në Itali nëse garantuesi nuk është shtetas italian.

7. Dokumente që dëshmojnë mjetet e transportit: bileta e avionit kthyese, nëse udhëtoni me makinë, fotokopja e dokumenteve të automjetit;

8. Vetëm për shoqëruesin: sigurimi shëndetësor ndërkombëtar i vlefshëm për zonën Shengen që mbulon çdo shpenzim shëndetësor dhe emergjent, shtrimin në spital, riatdhesimin për shkak të sëmundjes ose vdekjes, me mbulim jo më pak se 30,000 Euro.

9. Vetëm për të miturit nen 18 vjeç:

– certifikate lindjeje e të miturit e legalizuar nga Departamenti i Gjendjes Civile Ministria e Punëve të Brendshme, Prishtinë;

– pëlqimi i prindërve për të dalë jashtë Kosovës, që jepet përpara zyrtarit të vizave në Ambasadës e Italisë në Prishtinë me anën e një deklarate që të dy prindërit ose prindi që rri në Kosovë) duhet të nënshkruajnë personalisht përpara tij ose te noteri.

KUJDES: dokumentet e lartpërmendura vlejnë vetëm për trajtimin mjekësor të mbuluar me shpenzime personale. Për rastet humanitare dokumentacioni në pikat 4) dhe 5) zëvendësohet nga Vendimi Regjional (Delibera Regionale) mbi financimin e trajtimeve mjekësore të pacientit.

Në rast emergjence, nuk do të kërkohet pagesë shtesë.