Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Ambasada

 

Ambasada

Ambasada e Italisë në Prishtinë është themeluar në vitin 2008, në vitin që është shpallur Pavarësa e Kosovës.

Shef i Misionit është diplomati Antonello De Riu.

Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, të datës 18 prill 1961, funksionet e Ambasadës, ndër të tjera, janë:

- të përfaqësojë Italinë në Kosovë;

- të mbrojë interesat e Italisë dhe të qytetarëve të saj, brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare;

- të negociojë me Qeverinë e Kosovës;

- të informohet për kushtet dhe evoluimin e ngjarjeve në Kosovë dhe t'i raportojë shtetit italian;

- të promovojë marrëdhënie miqësore dhe të zhvillojë marrëdhënie ekonomike, kulturore dhe shkencore mes Italisë dhe Kosovës.

Ambasada bashkëpunon me Zyrën e ICE-s dhe me Zyrën Qendrore të AICS në Tiranë, përgjegjëse edhe për Kosovën. Ndërsa Atasheu i Mbrojtjes është rezident në Shkup.

Përmes Kancelarisë së saj Konsullore, Ambasada e Italisë në Prishtinë ofron ndihmë dhe shërbime konsullore për shtetasit italianë dhe të huaj që banojnë në njësinë e saj territoriale, që përfshin të gjithë Vendin.

Sipas ligjit nr. 470 të vitit 1988, shtetasit italianë me banim jashtë Vendit për periudha më të gjata se 12 muaj janë të obliguar të regjistrohen në A.I.R.E. (Regjistri i italianëve me banim jashtë Vendit): ky regjistrim duhet të zyrtarizohet përpara se të kërkoni ofrimin e shërbimeve konsullore. Ofrimi i disa shërbimeve bëhet pas verifikimit të regjistrimit të rregullt në A.I.R.E.

-------------------

Për vitin 2022 Ambasada e Italisë do të respektojë kalendarin e festave si më poshtë:

01 janar - Nata e Vitit të Ri

06 janar - Epifania

17 shkurt - Dita e Pavarësisë së Kosovës

18 prill - E hëna e Pashkëve

25 prill – Dita e Çlirimit

01 maj - Dita e Punës

02 maj - Bajrami i Madh

2 qershor - Dita e Republikës Italiane

15 gusht – e Papërlyera

25 dhjetor - Krishtlindjet

26 dhjetor – Shën Stefani

-------------------

Për vitin 2023 Ambasada e Italisë do të respektojë kalendarin e festave si më poshtë:

01 janar - Nata e Vitit të Ri

06 janar - Epifania

17 shkurt - Dita e Pavarësisë së Kosovës

10 prill - E hëna e Pashkëve

21 prill - Bajrami i Madh

25 prill – Dita e Çlirimit

01 maj - Dita e Punës

2 qershor - Dita e Republikës Italiane

15 gusht – e Papërlyera

25 dhjetor - Krishtlindjet

26 dhjetor – Shën Stefani

 


14