Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Ambasadori

 

Ambasadori

Nicola Orlando

Ambasador i Italisë në Republikën e Kosovës

Nicola Orlando lindi në Motta di Livenza (Treviso), më 1975. U diplomua në Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike në Universitetin e Triestes, ku përfundoi edhe studimet Master në Biznes Ndërkombëtar, karrierën diplomatike e filloi në 2001.

Pasi shërbeu në Ceremonialin Diplomatik të Republikës, përvojën e tij të parë jashtë vendit e pati në Riad, në Arabnë Saudite, nga 2004 deri në 2008.

Më pas shërbeu për katër vjet në Afganistan. Pasi ishte shef i komponentes civile të NATO Provincial Reconstruction Team në Herat, u caktua si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Italisë në Kabul. Nga 2010 deri në 2012 shërbeu në të njëjtin qytet si Këshilltar i Përfaqësuesit të Lartë civil të NATO-s për çështje të lidhura me Tranzicionin.

Nga 2012 deri në 2015 është marrë me çështet e brendshme dhe rajonale në Ambasadën e Italisë në Tel Aviv, Izrael, pastaj u kthye në Romë, ku mbikëqyri çështet e Kombeve të Bashkuara në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Politike dhe të Sigurisë.

Nga viti 2017 shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Italisë në Tripoli në Libi.

Nga 7 janari 2020 është Ambasador i Italisë në Republikën e Kosovës.


16