Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Mesazh

 

Mesazh

Me fillimin e misionit tim si Ambasador i Italisë në Republikën e Kosovës, dëshiroj t'Ju jap të gjithëve mirëseardhjen më të përzemërt në faqen web të Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën – që Italia zyrtarisht e ka njohur më 21 shkurt 2008, duke hapur edhe një Ambasadë – vazhdimisht janë në rrugën e një miqësie të sinqertë dhe të ndërsjellë, të mbështetura në qëllimin e përbashkët, jo vetëm për të ruajtur, por edhe për të zhvilluar, duke forcuar, marrëdhëniet e frytshme që ekzistojnë në shumë sektorë.

Prandaj, angazhimi i Ambasadës është të nxisë, të mbështesë dhe të promovojë marrëdhëniet midis dy Vendeve, tashmë gati dhjetëvjeçare, ku gjatë kësaj kohë janë konsoliduar e thelluar në shumë fusha: nga ato politike e institucionale deri te ato ekonomike-tregtare dhe financiare, investimet në të dy Vendet, dialogu shkencor, teknologjik dhe akademik në mes Universiteteve, Qendrave kërkimore dhe institucioneve lokale, mësimi i gjuhës italiane, ndihma ndaj bashkatdhetarëve, sektori i vizave, bashkëpunimi për të parandaluar aktivitete të paligjshme ndërkombëtare dhe shumë të tjera.

Italianëve që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, dëshiroj t’u kujtoj se mund të llogarisin në mbështetjen time të plotë dhe të bashkëpunëtorëve të mi.

Në veçanti, falenderoj përzemërsisht dhe inkurajoj sinqerisht italianë që, me përkushtim të jashtëzakonshëm, çdo ditë kontribuojnë në konsolidimin e këtij Vendi dhe institucioneve të tij në të gjithë sektorët, si në botën bujare të vullnetarëve edhe në aspektin shumëpalësh, ku veçanërisht duhet të theksoj angazhimin e madh dhe rolin cilësor të Italisë dhe italianëve, në misionet ndërkombëtare në Kosovë, si në atë të KFOR-it, EULEX-it, OSBE-së, UNHCR-së, IOM-it dhe UNMIK-ut.

Faqja ka për qëllim të ofrojë një mundësi të parë kontakti me Ambasadën dhe një perceptim për funksionimin e saj, në mënyrë që të ofrojë informacione të dobishme si për bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, ashtu edhe për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të njohin vendin tonë. Qëllimi është që të përmirësojmë dhe të bëjmë më efektive, edhe përmes zhvillimit dhe përditësimit të faqes, punën e Ambasadës në shërbim të qytetarëve, Vendit dhe marrëdhënieve dypalëshe. Që tani do të jemi mirënjohës për çdo sugjerim dhe shtytje reflektimi, që çon drejt përmirësimit në këtë drejtim.


15