Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

MËNYRAT E REJA PËR TË KËRKUAR VIZË HYRËSE

Të gjithë kërkuesit e vizave hyrëse mund të përdorin sistemin e ri të termineve (Prenoto On-Line) të ofruar nga kjo Ambasadë.

PRENOTO ON-LINE – SISTEMI I TERMINEVE PËR VIZA


Qëllimi është për të lehtësuar shërbimin e dhënies së vizave.


Pas marrjes së datës dhe orarit të terminit, vetëm të interesuarit mund të paraqiten pranë kësaj Kancelarie Konsullore, të pajisur me pasaportë, fotografi, me dokumentacionin e nevojshëm dhe tarifën e caktuar për paraqitjen e kërkesës për vizë.


Ju kujtojmë se termini është FALAS, personal dhe nuk mund t’i jepet dikujt tjetër apo ndërrohet me dikë tjetër.


Nuk do të pranohen më shumë së një person me dëshminë e njëjtë te caktimit të terminit; edhe pjesëtarët e së njëjtës familje qofshin të rritur apo të mitur, duhet të bëjnë terminin ndaras.
Për të arritur deri të qëllimi, përdoruesit duhet të bashkëpunojnë me përpikëri në mënyrë që të garantohet funksionimi i sistemit (vonesat më shumë se 15 minuta shkaktojnë anulimin e terminit).
Terminet për të gjitha llojet e vizave bëhen me anë të sistemit  PRENOTO  ON-LINE.
Sistemi është tërësisht falas dhe të gjithë përdoruesit mund të kenë qasje duke ndjekur udhëzimet për regjistrim dhe rezervim që gjenden në manualin udhëzues ( Kliko në: UDHËZIMET).


KUJDES: Secili përdorues mund të bëjë vetëm një rezervim. Të gjitha rezervimet e bëra në mënyrë të pasaktë siç mund të jenë rezervimet e dyfishta, do të anulohen automatikisht nga sistemi. Gjithashtu, është aktiv edhe dërgimi i email-it automatik që i kujton përdoruesit, nëpërmjet një mesazhi të postës elektronike të dërguar 10 ditë para datës së terminit, për të t’u kthyer në faqen e Prenoto Online dhe për të konfirmuar rezervimin. Nëse nuk bëhet konfirmimi, sistemi do të do të anulojë automatikisht rezervimin.



Ambasada ju këshillon që të mos i drejtoheni agjencive për të bërë rezervime.
Për të hyrë në sistemin Rezervo  On-Line, kliko: Prenoto On-Line.
Për të marrë informacione lidhur me dokumentacionin për llojet e ndryshme të vizave hyni në faqen e Vizave (kliko: Vizat).