Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ministri Alfano viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano, me rastin e festave të fundvitit vizitoi në Prishtinë kontingjentin italian të KFOR-it, i cili vepron në kuadër të Forcës Shumëkombëshe të NATO-s dhe u takua me përfaqësuesesit institucionalë të Kosovës: Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, Kryeministrin, Isa Mustafa, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të cilëve u ripohoi mbështetjen italiane për perspektivën evropiane të Kosovës dhe inkurajim për të vazhduar në rrugën e reformave të domosdoshme për këtë qëllim në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit.

Ministri, pas mbërritjes së tij në Komandën e NATO-s në Prishtinë, u prit nga Komandanti i KFOR-it, Gjen. Giovanni Fungo. Vizita vazhdoi në bazën e Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU), ku Ministri Alfano takoi një pjesë të grave dhe burrave të forcave të armatosura italiane të angazhuara në misionin në Kosovë. Ushtarëve tanë ministri Alfano u shprehu vlerësimin për nivelin e lartë të profesionalizmit të treguar, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në këtë mision të ndërlikuar.