Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Ambasadori Sardi merr pjesë në Konferencën e katërt të Ambasadorëve të Kosovës

Data:

21/12/2016


Ambasadori Sardi merr pjesë në Konferencën e katërt të Ambasadorëve të Kosovës

Ambasadori Sardi mori pjesë në Konferencën e katërt të Ambasadorëve të Kosovës në botë, organizuar në Prishtinë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, dhe ishte folës në panelin me temën kushtuar bashkëpunimit rajonal, ku theksoi prioritetet e Presidencës italiane të Procesit të Ballkanit Perëndimor / Procesit të Berlinit në vitin 2017.

Në Konferencën e katërt të Ambasadorëve të Kosovës në botë u trajtuan tema të ndryshme, si procesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, bashkëpunimi rajonal, dialogu në Bruksel dhe marrëdhëniet me Serbinë.


183