Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Tryezë e rrumbullakët “Prezantimi i Forumit të Biznesit Të Triestes, 12 korrik 2017”

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Zyrën ICE të Tiranës ka organizuar një Tryezë të rrumbullakët me temën”PREZANTIMI I FORUMIT TË BIZNESIT TË TRIESTES, 12 KORRIK 2017″. Në këtë Tryezë morën pjesë Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Sardi, Drejtorja e Agjencisë ICE në Tiranë më Zyrë përfaësuese ne Kosovë, Elisa Scelsa, Drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa, Këshilltari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, si dhe përfaqësues të kompanive kosovare që do të marrin pjesë në Forumin e Biznesit të Triestes.

Në Forumin e Biznesit, të organizuar në kuadër të Samitit të Triestes më 12 korrik, do të marrin pjesë kompani nga të gjitha vendet e rajonit të përfshira në Procesin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të dhënies së mundësisë ekonomike falë takimeve BtoB dhe kontakteve me kompanitë italiane për mundësi bashkëpunimi biznesor në të ardhmën.

Kjo Tryeazë e rrumbullakët kishte për qëllim prezantimin dhe informimin kompanive me Forumin e Biznesit, duke dhënë një pasqyrë të vetë Procesit – historisë dhe kontekstit, qëllimeve të tij dhe mundësive që u jep kompanive, si edhe informacionet e nevojshme për një pjesmarrje sa më efikase dhe përfituese.