Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Konferenca përmbyllëse e projektit Kosagri dhe tryeza e rrumbullakët mbi të ardhmen e sektorit bujqësor në Kosovë

Sot, në sallën e multimediale të Ambasadës është organizuar Konferenca përmbyllëse e projektit “Kosagri” me tryezën e rrumbullakët mbi të ardhmen e sektorit të bujqësor në Kosovë, organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe Institutin Mesdhetar Bujqësor (CIHEAM) të Barit. Në konferencë – gjatë së cilës para mediave u prezantuan edhe rezultatet e projektit – morën pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Kosovës, Nenad Rikalo, Drejtori i CIHEAM, Maurizio Raeli, Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Crstoforo Sardi dhe Drejtori i Zyrës së Tiranës i Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Nino Merola.

Në kuadër të projektit “Kosagri”, pashtu janë renovuar dhe forcuar laboratorët e analizave të tokës dhe ushqimeve, si dhe laboratorët për diagnozën e sëmundjeve të bimëve të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK) në Pejë, i cili u përurua, të hënën 29 janar, dhe laboratori i analizave enologjike të Institutit të Vreshtarisë dhe Enologjisë (IVE) të Rahovecit.

Projekti “Kosagri” – synon forcimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të përmirësuar prodhimin e frutave sipas standardeve të BE-së – bëri të mundur mbështetjen institucioneve të Kosovës me qëllim forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale në adaptimin dhe zbatimin e masave për përmirësimin e prodhimit dhe standardet bujqësore, të cilat mund të përmirësojnë kushtet ekonomike të komuniteteve rurale, në përputhje me dispozitat në planin e zhvillimit bujqësor dhe rural për Kosovën e viteve 2014-2020 dhe në kontekst të gjerë të perspektivës së integrimit evropian të vendit.