Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Konferencë për lansimin e doracakut për mësimdhënës mbi parandalimin i ekstremizmit të dhunshëm

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Kosovës dhe me Zyrën e UNDP-së në Prishtinë, pranë sallës multifunksionale të Ambasadës së Italisë në Prishtinë u zhvillua Konferenca e lansimit të doracakut për mësimdhënës “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm”

Qëllimi i doracakut, i mundësuar falë një projekti të përbashkët mes dy ministrive të lartpërmendura të Kosovës dhe Zyrës së UNDP-së në Prishtinë, me kontributin financiar italian është që të sigurojë udhëzime praktike për mësimdhënësit në shkollat ​​e Kosovës për të menaxhuar dhe për t’u përballur me sfidat konkrete që lidhen me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në mjedisin shkollor të këtij vendi. Për këtë qëllim, doracaku paraqet zgjidhje të dobishme dhe praktike për veprim, duke shprehur se si mund të reagojnë mësimdhënësit në mënyrë të përshtatshme pedagogjike ndaj situatave sfiduese në aspektin profesional, ligjor ose mënyrave tjera pedagogjike.

Në konferencë morën fjalën, përveç Ambasadorit Piero Cristoforo Sardi, i cili hapi konferencën edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Prishtinë, Ulrika Richardson, si dhe zëvendësministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Selami Shkodra.