Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Fillimi i Projektit të OSBE-së “Trajnimi mbi hetimin e parregullsive financiare dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës”

Më 14 janar 2019, Drejtoresha Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, Zv. Ambasadori italian, Matteo Corradini dhe Drejtori i Departamentit për Siguri i Misionit të OSBE-së, Ake Roghe, hapën punimet e ditës së parë të “Trajnimit mbi hetimin e parregullsive financiare dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës”.

Trajnimi, i mbajtur nga Kol. Roberto Magni i “Guardia di Finanza”, është pjesë e projektit të OSBE-së “Përmirësimi i kapaciteteve operacionale të Inspektoratit Policor të Kosovës në luftimin korrupsionin dhe rritja e integritetit të policisë”, bashkëfinancuar nga Qeveria italiane, nën kujdesin e Presidencës italiane të OSBE-së 2018. Projekti ka për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të Inspektoratit Policor të Kosovës në kryerjen e kompetencave të veta, me anë të rritjes së kapacitetit të parandalimit, hetimt dhe represionit. Përmes aktiviteteve të ndryshme të parapara, synohet përmirësimi i kapaciteteve të Inspektoratit për mbrojten e identitetit të informatorëve, identifikimin dhe hetimin e parregullsive të mundshme financiare, analizimin e riskut dhe testeve mbi performancën e anëtarëve të Policisë.