Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Mbështetje shëndetësore në Kardiokirurgji

Data:

19/03/2019


Mbështetje shëndetësore në Kardiokirurgji

Një grup kardiokirurgesh italianë po qëndron në Qendren Klinike Universitare të Kosovës në një mision dyjavor, me qëllim të tajnimit të satfit mjekësor të Kardiokirurgjise. Ky është misioni i dytë i mjekëve italianë nga dhjetë misione që do të zhvillohen në dy vitet e ardhshme, me synim përmirësimin e punës në sistemit shëndetësor vendor dhe garantimin e qëndrueshmërisë dhe autonomisë. Tetë misionet e mbetura do të merren me trajnimin e stafit të Pediatrisë. Gjatë trajnimit, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet përgatitjes së protokolleve dhe përmirësimit të praktikave të operimit, për përpunimin dhe zbatimin e teknikave më të përshtatshme të ndërhyrjes kirurgjike sipas patologjisë.

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga Marrëveshja "Mbështetje për Sistemin Shëndetësor në Kosovë", falë së cilës Qeveria italiane mbështet zhvillimin e shërbimeve publike kardiokirurgjike dhe planin kombëtar të kontrollit të infeksioneve në Kosovë, me një financim prej mbi tre milionë eurosh.


272