Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Pritje me rastin e Festës së Republikës

Data:

31/05/2019


Pritje me rastin e Festës së Republikës

Me një pritje zyrtare të mbajtur në mbrëmjen e së enjtes, 30 maj, Ambasada e Italisë në Prishtinë festoi 73 vjetorin e shpalljes së Republikës Italiane.

Në ceremoninë zyrtare dhe pritjen që pasoi, morën pjesë zyrtarët më të lartë të Republikës së Kosovës, duke filluar nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, Kryeministri, Ramush Haradinaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, si dhe me shumë ministra e zyrtarë tjerë të Qeverisë, Kuvendit të Kosovës dhe të forcave politike të Republikës së Kosovës, të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, si dhe një përfaqësim i madh i botës kulturore, ekonomike dhe i shoqërisë civile, së bashku me italianët që veprojnë në Kosovë.

 Video: Pritja e Ambasadës


287