Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ambasadori Orlando takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës

Sot, në Komunën e Prishtinës, Ambasadori Nicola Orlando u prit nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Komunës i uroi mirëseardhjen Ambasadorit dhe e informoi për prioritetet, sfidat, rezultatet dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte me interes të përbashkët.

Ambasadori Orlando, duke falënderuar kryetarin Ahmeti, e përgëzoi për gjallërinë e Prishtinës dhe konfirmoi qëllimin për vazhdimin dhe thellimin bashkëpunimit me Komunën përmes projekteve konkrete.