Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

EMERGJENCA KORONAVIRUS - VAZHDIMI I VLEFSHMËRISË SË DOKUMENTEVE DHE PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE

Data:

06/04/2020


EMERGJENCA KORONAVIRUS - VAZHDIMI I VLEFSHMËRISË SË DOKUMENTEVE DHE PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE

Njoftohen të interesuarit se, duke u bazuar në Dekretin e Ligjit nr. 18 të datës 17.01.2020 (Cd. Dekreti pë Kujdes në Itali), Qeveria italiane ka marrë masa që kanë për qëllim pezullimin e skadimit të afateve të disa llojeve të procedurave administrative dhe disa dokumenteve të identifikimit.

Në veçanti:

- me përjashtim të daljes jashtë shtetit dhe kalimit të kufijve, vlefshmëria e pasaportave, letërnjoftimëve (letër dhe biometrikë) dhe patentë shoferëve të lëshuara nga Shteti Italian dhe të skaduara nga 31 janar 2020, u është zgjatur afati deri më 31 gusht 2020;

- të gjitha certifikatat, vërtetimet, lejet, koncesionet dhe aktet e kualifikimit, megjithatë të emërtuara, duke përfshirë lejet e qëndrimit, dhe që skadojnë mes 31 janarit dhe 15 prillit 2020, mbeten të vlefshme deri më 15 qershor 2020;

- të huajt që kanë hyrë në Itali me vizë ose pa pasur nevojë për vizë, qëndrimi i të cilëve në Itali është zgjatur për shkak të forcës madhore përtej përfundimit të periudhës së lejuar, nuk i nënshtrohen përmbushjes së formaliteteve të mëtejshme dhe nuk do të paragjykohen për qëndrimin e tyre. Mirëpo, sapo të kapërcehen pengesat aktuale, janë të deturuar të lëshojnë territorin italian.


337