Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Konkurs i artit bashkëkohor "Hapësira e jetuar - Ndryshime të perspektivës për dekaden e ardhshme"

Data:

11/05/2020


Konkurs i artit bashkëkohor

Instititi Italian i Kulturës në Tiranë ka publikuar konkursin e artit bashkëkohor "Hapësira e jetuar - Ndryshime të perspektivës për dekaden e ardhshme".

U drejtohet artistëve të çdo kombësie, pa kufij përdorimi të mjeteve shprehëse, me projekte të pabotuara më parë mbi temën Hapësira e jetuar – Ndryshime të perspektivës për dekadën e ardhshme.
Pjesëmarrja është plotësisht falas dhe është e rezervuar për artistët e lindur pas vitit 1979 që kanë marrë pjesë në të paktën tre Ekspozita / Aktivitete edhe kolektive në tre vitet e fundit, pa kufizime të vendbanimit, kombësisë, si individualisht ashtu dhe kolektiv në një njësi të vetme. Afati i fundit 5 korrik.

Të gjitha informatat mund t'i merrni në këtë link:

 https://iictirana.esteri.it/IIC_Tirana/resource/doc/2020/04/lo_spazio_vissuto_it_al_engl_call_concorso.pdf


343