Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

KOMITETI KËSHILLUES I OPERAORËVE EKONOMIKË NË KOSOVË

Pas takimit të parë të kryesuar nga Ambasadori Nicola Orlando më 25 maj 2020, Ambasada e Italisë dhe Zyra e ICE-së në Tiranë kanë filluar veprimtarinë e Komitetit Këshillues të operatorëve ekonomikë italianë në Kosovë.

Qëllimi është të intensifikohet koordinimi i komunikimeve të ndryshme të sistemit italian në vend, përmes një dialogu të strukturuar dhe të vazhdueshëm me Ambasadën dhe Agjencinë ICE. Mbledhjet e Komitetit mbahen rregullisht për të inkurajuar një shkëmbim joformal të pikëpamjeve mbi ecurinë e ekonomisë vendore dhe metodat e mbështetjes institucionale për interesat dhe perspektivat e operatorëve ekonomikë, tregtarë dhe financiarë pjesëmarrës.

Operatorët e interesuar mund të dërgojnë një kërkesë për anëtarësim duke plotësuar këtë formular. Pranimi i varet nga vlerësimi i Ambasadës dhe Agjencia e ICE