Duke filluar nga data 18.09.2020 do të jetë e mundur të aplikohet për vizë hyrëse në Itali vetëm për kategoritë e mëposhtme:
-familjarë të shtetasve të BE-së ose shteteve anëtare të Marrëveshjes së Shengen-it, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut, Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit me banim në Itali.
-viza për transportuesit rrugorë, ose për ekuipazhin dhe personelin udhëtues të mjeteve të transportit me destinacion Italinë;
-zyrtarë dhe atashe diplomatikë, të emëruar nga Bashkimi Evropian ose organizata ndërkombëtare, atashe diplomatikë, stafi administrativ dhe teknikë të misioneve diplomatike, zyrtarë dhe shërbyes konsullorë, personeli ushtarak në ushtrimin e detyrave të tyre në Itali.
Ju kujtojmë se, edhe pas marrjes së vizës hyrëse, personat që kanë qëndruar ose kanë kaluar tranzit në
Kosovë u nënshtrohen kufizimeve të veçanta. Të gjitha informacionet mund të gjenden në faqen e përkatëse për emergjencën Koronavirus.
Palët e interesuara, terminin mund ta caktojnë përmes sistemit Prenoto Online. Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen gjendet në këtë adresë.
Hyrja në Ambasadë lejohet vetëm në përputhje me masat e kontrollit të infeksionit koronavirus. Duhet të mbani pajisje mbrojtëse personale (maska), përndryshe nuk ju lejohet hyrja në Ambasadë. Vizitorët do t'i nënshtrohen kontrollit të temperaturës së trupit, nëse është mbi 37.5 °, do t’u ndalohet hyrja brenda.