Ekipi Mjekësor Ushtarak Italian po organizon webinarin "Menaxhimi spitalor i pacientëve me Covid-19: përvoja italiane për Kosovën".
Webinari do të zhvillohet më 05 dhe 12 tetor, në orën 17.00. Të gjitha sesionet do të jenë në anglisht, me përkthim shkencor në shqip.
Webinari është nën kujdesin e Ambasadës së Italisë në Kosovë dhe Ministrisë Italiane të Mbrojtjes. Kjo është një nga nismat e kërkuara fuqimisht nga Italia për të mbështetur Institucionet e Kosovës në betejën kundër Covid-19.
Klikoni këtu për të filluar regjistrimin tuaj.
Klikoni këtu për të shkarkuar programin e webinarit.