Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Marrja e detyrës nga ana Konsullit të Nderit të Italisë në Pejë, Naim Gacaferi

Data:

26/10/2020


Marrja e detyrës nga ana Konsullit të Nderit të Italisë në Pejë, Naim Gacaferi

U mbajt sot ceremonia e marrjes së detyrës nga Konsullit të Nderit të Italisë në Pejë, Naim Gacaferi. Gjatë betimit ishin të pranishëm Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Komandanti i KFOR-it, Gjen. D. Michele Risi dhe Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, Kol. Gianluca Figus.

Në pranimin e betimit të Konsullit të Nderit, Ambasadori Orlando shprehu vlerësimin e tij për rëndësinë e mëtutjeshme të emërimit, në veçanti për fuqizimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore me atë pjesë të Vendit.

Konsulli i Nderit, Gacaferi falënderoi Italinë për rolin e rëndësishëm të luajtur në Kosovë që nga lufta e vitit 1999 dhe për miqësinë që populli italian gjithmonë i ka treguar popullit kosovar, e cila është e ndërsjellë. Gacaferi shprehu mirënjohje të veçantë për partneritetin midis Komandës Perëndimore Italiane të KFOR-it dhe popullsisë së Pejës, të konfirmuar sot në dhurimin e një klase për shkollën Odhise Paskali. Konsulli i ri i Nderit i Italisë tha se është krenar dhe i nderuar që të jetë zëdhënës dhe promovues i thellimit të këtyre lidhjeve.


381