Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Webinar për Menaxhimin e Covid-19 nga Ekipi Mjekësor Ushtarak Italian në Kosovë: regjistrime në anglisht me përkthim në shqip dhe serbisht

Në fillim të shtatorit 2020, me kërkesë të Kryeministrit të Kosovës, një Ekip Ushtarak Mjekësor nga Italia (EUMI) u vendos në Kosovë për të forcuar kapacitetin e operatorëve shëndetësor të Kosovës për t’u përballur me pandeminë Covid-19 duke ndarë përvojën italiane në vijën e parë. Duke punuar ngushtë me KFOR-in dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), EUMI operoi në të gjithë vendin për të hartuar kapacitetin, rishikuar protokollet, për të shkëmbyer informacionin dhe për të trajnuar operatorët mjekësorë.

Webinari “Menaxhimi Spitalor i Pacientëve Covid-19: Përvoja Italiane për Kosovën”, nën kujdesin e Ambasadës Italiane në Kosovë dhe Ministrisë Italiane të Mbrojtjes, u organizua në këtë kuadër nga EUMI në dy sesione më 5 dhe 12 tetor. Përmes paneleve të ndryshme infektologët dhe anesteziologët italianë ndanë me kolegët e tyre në Kosovë përvojat e tyre në vijën e parë në menaxhimin e pandemisë, në mënyrë që të mbështesin përgjigjen vendore ndaj Covid-19. Ngjarja gjithashtu dha mundësinë për të krijuar një komunitet me mbi 250 specialistë të cilët do të vazhdojnë të ndajnë përvojën e tyre në të ardhmen e afërt.

Ambasada e Italisë në Kosovë ka kënaqësinë t’ju ofrojë regjistrimet e dy sesioneve të webinar-ëve, në origjinal anglisht, si dhe në përkthim në shqip dhe serbisht.

Sesioni 1 (5 tetor 2020)

S1E1 Menaxhimi klinik i pacientëve me Covid-19 (Prof. Emanuele Nicastri)[22 minutes] ENG ALB SER

S1E2 Covid-19: Triage dhe Transporti (Dr. Alberto Andreotti) [22 minutes] ENG ALB SER

S1E3 Diagnozat dhe Follow-up: Mjetet e duhura për pacientët e duhur (Dr. Francesco Forfori) [19 minuta] ENG ALB SER

S1E4 Menaxhimi spitalor i pacientëve me Covid-19 (As. Prof. Marco Baciarello) [22 minutes] ENG ALB SER

S1E5 Shërbimi Shëndetësor Ushtarak në epokën Covid-19 (Kol. Claudio Zanotto) [22 minutes] ENG ALB SER

S1E6 Tryezë e rrumbullakët [49 minuta] ENG ALB SER

 

Sesioni 2 (12 tetor 2020)

S2E1 Menaxhimi spitalor i pacientëve me Covid-19 (Kol. Me. Costantino Fontana) [6 minuta] ENG ALB SER

S2E2 Ndihma respiratore në Pneumoni me Covid-19 (Prof. Paolo Pelosi) [18 minuta] ENG ALB SER

S2E3 Ventilimi jo invaziv: sfidë apo zgjidhje? (As. Prof. Marco Baciarello) [15 minuta] ENG ALB SER

S2E4 Covid-19: Zhbalancimi i Inflamacionit dhe Koagulimit (Prof. Massimo Girardis) [23 minuta] ENG ALB SER

S2E5 Covid-19 dhe Dështimi i Shumë Organeve (Dr. Francesco Corradi) [23 minuta] ENG ALB SER

S2E6 Tryezë e rrumbullakët [1 orë 18 minuta] ENG ALB SER

 

Kontakti me EUMI: covidteam.italy@gmail.com 

Zyra e mediave: arjeta.halitaj@esteri.it