Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Njoftim për media- Java e Kuzhinës Italiane në Kosovë

Data:

23/11/2020


Njoftim për media- Java e Kuzhinës Italiane në Kosovë

foto communicato

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Java e Kuzhinës Italiane

Java e Kuzhinës Italiane nga 23 deri më 29 nëntor

Prishtinë, 23 nëntor 2020

Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Agjencinë Italiane të Tregtisë (ITA) janë krenarë të nisin Javën e Kuzhinës Italiane në Kosovë, e cila do të mbahet nga 23 deri më 29 nëntor.

Fushata vjetore ka për qëllim promovimin e traditave të kuzhinës së Italisë në botë. Tema për vitin 2020, “Saperi e sapori delle terrre italiane” ("Dije dhe Shije të tokave italiane"), do të festojë pasurinë e traditave të kuzhinës dhe enologjisë së rajoneve italiane dhe do të shënojë vlerën e origjinës së certifikuar kundër fenomenit mashtrues të produkteve me cilësi të ulët, që duken si produkte italiane.

Lidhjet thelbësore mes trashëgimisë kulturore, ushqimit e verës dhe traditave të të ushqyerit shëndetshëm do të hulumtohen, ndërsa promovojnë dietën Mesdhetare si një model të mënyrës së jetesës së ekuilibruar dhe të shëndetshme, e cila gjithashtu respekton mjedisin dhe traditat kulturore.

Italinë dhe Kosovën do t’i bashkojë dashuria e tyre e përbashkët për ushqimin e shëndetshëm dhe të këndshëm, falë partnerëve tanë, ku qytetarët e Kosovës mund të gjejnë produkte të vërteta italiane:

Conad Shpk, Super Viva me produktet Coop Italian Food, Migros Group, Emona Group, Meridian Corporation, Spar, Onix-Lavazza, Catering NTP, Swiss Diamond Hotel, Emerald Hotel, Soma, Shpija e vjeter, "91 Avenue" Lounge & Restaurant.

Java e Kuzhinës Italiane do të mbahet virtualisht. Dëshmuesit tanë të njohur Blerona Zeqiri, Vesa Smolica, Gjiko, Arsim Mehmeti, Dardan Cahani dhe Safet Mehemetaj do të shfaqin recetat më të shijshme tradicionale italiane në TV dhe përmes rrjeteve sociale. Ata do të shpjegojnë rëndësinë e përdorimit të produkteve vetëm me cilësi të lartë, ushqimit dhe verës në jetën e përditshme, duke shmangur produktet e pashëndetshme, me cilësi të ulët që duken sikur janë italiane, të cilat nuk respektojnë rregullat rigoroze italiane dhe evropiane.

Për më shumë informacion, na ndiqni në web faqet tona si dhe në Facebook e Twitter:

Facebook: @ItalyinKosovo

Twitter: @ItalyinKosovo

Website: https://italiantastekosovo.com

 

foote communicato


390