Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Uebinar "Webinar "Muzetë, stripat, videolojrat Tre përbërës të një recete për publikun” - 5 nëntor, ora 18:00

Data:

05/11/2020


Uebinar

e Gjuhës Italiane në Botë është një ngjarje kulturore ndërkombëtare e promovuar nga rrjeti kulturor dhe diplomatik për promovimin dhe përhapjen e gjuhës italiane. Tema e edicionit të njëzetë është "Italishtja mes fjalës dhe imazhit: grafite, ilustrime, stripa", si forma shprehëse që i japin vlerë gjuhës italiane përmes imazheve, me një theks të veçantë në stripa.

Për t’i prezantuar publikut kosovar se si përdoren stripat dhe videolojrat në muzetë italiane kemi ftuar Veronica Carpita, eksperte në museologji. Do të moderojë ngjarjen Majlinda Bregasi, Profesoreshë e Gjuhës Italiane në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Për të marrë pjesë në takim, mund të regjistroheni në këtë faqe. Përdoruesit e regjistruar do të marrin një link përmes email-it, për të ndjekur ngjarjen.

MYSAFIRËT DHE FOLËSIT

Veronica CARPITA: muzetë, stripat, videolojrat.

Historiane arti, e formuar në Universitetin e Pizas, Shkollën prestigjioze Normale Superiore të Pizas dhe në Universitetin e Ferraras. Nga 2004 është kuratore e shumë hulumtimeve mbi historinë e koleksioneve të artit mes shekullit XIX dhe XX dhe e disa ekspozitave.

Nga 2009 është një nga autoret e projektit hulumtues kushtuar

Lettres italiennes të Nicolas-Claude Fabri de Peiresc (1580-1637) drejtuar nga Francesco Solinas.

Ka publikuar artikuj, ese, studime dhe libra kushtuar grafikës së shekujve XVI-XVII, muzeologjisë dhe koleksionizmit artistik, antikuariatit dhe natyralizmit të shekullit XVI-XVIII, historisë së koleksioneve të Muzeut të Livornos të shekullit XIX-XX dhe politikave kulturore.

Nga viti 2013 është drejtoreshë e Fondazione d'arte Trossi-Uberti në Livorno.

Nga 2004 është anëtare e International Council of Museums (ICOM Italia).


384