Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Java e gjuhës italiane – uebinar “Diskutime mbi stripin italian”

Në kuadër të edicionit XX të Javës së gjuhës italiane në botë, për të prezantuar dhe ilustruar kombinimin e gjuhës verbale dhe grafike në stripin italian, Ambasada e Italisë në Prishtinë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës organizuan një uebinar me temën “Diskutime mbi stripin italian”. Gjatë eventit, tre ekspertë u takuan për të shpjeguar bashkëveprimin mes fjalëve dhe imazheve në stripin italian, një prej traditave më solide dhe më jetëgjata të stripave në botë. Gani Jakupi, autor grafik kosovar, përshkroi stripin italian nga këndvështrimi një profesionist i huaj. Dizajneri Stefano Casini përshkroi evolucionin, duke ilustruar personazhet më të rëndësishëm të traditës italiane dhe dinamikat bashkëkohore. Majlinda Bregasi, profesoreshë, krijuese e dokumentarëve dhe gazetare, në fund theksoi rolin e artit të nëntë si mjet komunikimi dhe në mësimin e gjuhës italiane.

Regjistrimi i ngjarjes është në dispozicion këtu.