Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Uebinar "Stripi mes artit dhe historisë” - premte, 6 nëntor, ora 18:00

Data:

05/11/2020


Uebinar

Java e Gjuhës Italiane në Botë është një ngjarje kulturore ndërkombëtare e promovuar nga rrjeti kulturor dhe diplomatik për promovimin dhe përhapjen e gjuhës italiane. Tema e edicionit të njëzetë është "Italishtja mes fjalës dhe imazhit: grafite, ilustrime, stripa", si forma shprehëse që i japin vlerë gjuhës italiane përmes imazheve, me një theks të veçantë në stripa.

Për të prezantuar lidhjen mes stripave dhe politikës, stereotipave, racizmit, terrorizmit etj. kemi ftuar një nga autorët italianë më në zë edhe jashtë Italisë, Alberto Pagliaro. Do të moderojë ngjarjen Majlinda Bregasi, Profesoreshë e Gjuhës Italiane në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Për të marrë pjesë në takim, mund të regjistroheni në këtë faqe. Përdoruesit e regjistruar do të marrin një link përmes email-it, për të ndjekur ngjarjen.

MYSAFIRËT DHE FOLËSIT

Alberto Pagliaro: Stipi mes artit dhe historisë

Alberto Pagliaro, lindur në Firenze në 1972. I shkolluar në Istituto d'Arte di Firenze është autor i stripave dhe ilustrues i pasionuar pas videoklipeve dhe muzikës. Ka publikuar në Itali për revistat Selen, Kaos, Shock Magazine, Baribal, Next Exit, Black, Blue, Maxim, Il Vernacoliere.

Në 2000 fillon bashkëpunimin me shtëpi të rëndësishme botuese ndërkombëtare: Casterman edition, Delcourt Edition, Dupuis, Disney, Coconino press, Kstr, Dargaud, Glénat. Në 2012 bashkëpunon me Teatro Comunale di Modena "Luciano Pavarotti" për realizimin e stripave mbi veprat e Verdit: Traviata, Otello dhe Aida. Është profesor për ThesignComics & Arts Academy Firenze dhe Fondazione d'Arte Trossi Uberti Livorno.


385