Pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Ligjit të datës 27 nëntor 2020, nr. 159 i cili konvertoi me ndryshime dekretin e ligjit të datës 7 tetor 2020 n. 125 është vendosur vazhdimi i afatit të lejeve të qëndrimit që skadojnë nga 31 janarit deri 31 dhjetorit 2020 deri në mbarim të gjendjes së jashtëzakonshme, e urdhëruar nga Këshilli i Ministrave më 7 tetor 2020, do të skadojnë më 31 janar 2021. Për t'u rikthyer në Itali, mbajtësit e këtyre lejeve të qëndrimit duhet t’u përmbahen udhëzimeve të mëposhtme.
LIDHJET DIREKTE
Rikthimi në Itali me lidhje direkte (për shembull nga aeroporti i Prishtinës, Tiranës ose Shkupit, ose me traget nga Shqipëria) lejohet në përgjithësi, pa pasur nevojë që aplikuesi të marrë një vizë rihyrëse dhe/ose deklaratë përcjellëse informative konsullore.
LIDHJET INDIREKTE ME ATERRIM NË NJË VEND TJETËR TË SHENGEN-it
Në rast të rikthimit në Itali me aterrim në një vend tjetër Shengen (për shembull përmes Vjenës, Munihut ose Cyrihut), pala e interesuar duhet të aplikojë në Ambasadë për vizë rihyrëse.
LIDHJET ME ATERRIM NË VENDET E JASHTË SHENGEN-it ME QËLLIM TË RIHYRJES NË KUFIRIN E JASHTËM KOMBËTAR
Në rast të rikthimit në Itali me aterrim në një vend tjetër Shengen (për shembull përmes Stambollit), pala e interesuar duhet t'i kërkojë kësaj Ambasade një deklaratë konsullore informuese, duke shkruar në adresën: visti.pristina@esteri.it.