Duke filluar nga 07.12.2020 do të jetë e mundur të bëni kërkesë për vizë Ambasadën e Italisë në Prishtinë për kategoritë e mëposhtme në:
- studim
- familjarë të shtetasi të BE-së me vendbanim në Itali
- trajtim mjekësor
- punë me kontratë (JO biznesi)
- autotransportues
- motive familjare
- rihyrje
- viza diplomatike
- mision
- birësim
Lista e dokumenteve që do të paraqiten mund të shihet në këtë adresë.
Për vizat e studimit, punë me kontratë, transport, familjarë së shtetasve të BE-së, motive familjare dhe rihyrje, terminet mund të bëhen përmes sistemit Prenota online, ekskluzivisht për llojin e kërkuara. Për kategoritë e trajtimit mjekësor, vizave diplomatike, misionit dhe birësimit, terminet mund të bëhen duke shkruar në adresën visti.pristina@esteri.it.
Hyrja në Ambasadë lejohet vetëm në përputhje me masat e kontrollit të infeksionit koronavirus. Duhet të mbani pajisje mbrojtëse personale (maska e dorëza), përndryshe nuk ju lejohet hyrja në Ambasadë. Vizitorët do t'i nënshtrohen kontrollit të temperaturës së trupit, nëse është mbi 37.5°, do t'u ndalohet hyrja brenda.
Ju kujtojmë se, edhe me rastin e dhënies së vizës hyrëse, të huajt që hyjnë në Itali duhet të justifikojnë arsyet e hyrjes së tyre në territorin kombëtar me anë të një vetëdeklarimi përkatës sipas rregulloreve në fuqi.