Ambasada e Italisë në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë me rastin e kremtimeve për shtatëqind vjetorin e ndarjes nga jeta të Dante Alighieri-t, babait të gjuhës italiane si dhe një prej simboleve më të rëndësishme të Italisë në botë, për Ditën e Dantes 2021, u ofron të gjithë të pasionuarve të tij, një konkurs me temë vargun e fundit të Ferrit Kënga XXXIV, v.139: "dhe dolëm kështu për të parë sërish yjet"
Për më shumë informacione për konkursin kliko këtu.