Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

"Italy Meets Digital Kosovo": më 24 e 25 qershor mbahet online për të rilansuar bashkëpunimin mbi inovacionin

Data:

14/05/2021


Më 24 e 25 qershor 2021, do të zhvillohet në mënyrë hibride, në prani fizike dhe online ngjarja "Italy Meets Digital Kosovo", organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë së bashku me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të Enterprise Europe Network, në bashkëpunim me Unioncamere Veneto, Area Science Park nga Trieste, Kosovo Association of Information and Communication Technology (STIKK), Innovation Centre Kosovo (ICK) dhee Prishtina Rea.

Nisma ka për qëllim kompanitë e njohura, start-up, ndërmarrjet e vogla e të mesme, universitetet dhe qendrat kërkimore në Itali dhe Kosovë, si dhe synon të inkurajojë bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe në përgjithësi atë të inovacionit. Përmes sesioneve plenare, punëtorive informuese dhe takimeve B2B, do të jetë e mundur të zbulohen mundësitë e shumta të ofruara nga sektori inovativ i TIK-ut të Kosovës dhe të identifikohen potencialet e bashkëpunimeve të ardhshme mes kompanive italiane dhe kosovare. Në ngjarje do të marrin pjesë: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës Rozeta Hjadari, Nënsekretari i Punëve të Jashtme Manilo di Stefano, Presidenti i Unioncamere Veneto Mario Pozza dhe Drejtori Innovation Center Kosovo Uranik Begu.

Regjistrimet do të jenë të hapura deri më 25 qershor. Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://b2bitalymeetsdigitalkosovo.b2match.io/.


408