Duke filluar nga data 01.05.2021 do të jetë e mundur të aplikohet për vizë hyrëse në Itali për kategoritë si në vijim:
-familjarë, me vendbanim të regjistruar në Itali para 16 korrikut 2020, të shtetasve të BE-së ose shteteve anëtare të Marrëveshjes së Shengen-it, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut, Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit me vendbanim në Itali;
- familjarë të shtetasve të Kosovës, që kanë leje qëndrimi italiane, me “nulla osta” të lëshuar nga Prefektura Italiane;
- rihyrje, vetëm nëse aplikuesi i vizës ka regjistruar vendbanimin në Itali në periudhën para 16 korrikut 2020;
- pune me kontratë;
- për trajtim mjekësor;
- për gara sportive me autorizim paraprak (nulla osta) për ngjarjen e C.O.N.I. Italisht;
- për transportuesit rrugorë, ose për ekuipazhin dhe personelin udhëtues të mjeteve të transportit me destinacion Italinë;
- për studim;
-zyrtarë dhe atashe diplomatikë, të emëruar nga Bashkimi Evropian ose organizata ndërkombëtare, atashe diplomatikë, stafi administrativ dhe teknikë të misioneve diplomatike, zyrtarë dhe shërbyes konsullorë, personeli ushtarak në ushtrimin e detyrave të tyre në Itali.
Së shpejti do të jetë e mundur të caktohen termine përmes sistemit të ri Prenot@Mi edhe për Turizëm dhe Biznes, vetëm nga përdoruesit që kanë marrë më parë viza italiane afatgjata, me shumë hyrje, të përdorura në mënyrë korrekte, me të paktën një vit vlefshmëri. Data e vlefshmërisë së këtyre vizave do të fillojë pas përfundimit të kufizimeve, aktualisht në fuqi (31/07/2021 me përjashtim të ndonjë vazhdimi të mundshëm) për udhëtimet ndërkombëtare, të parashikuara nga ligji italian.
Ju kujtojmë se, personat që kanë qëndruar ose kaluar tranzit nëpër Kosovë u nënshtrohen kufizimeve dhe detyrimeve të veçanta, duke përfshirë një periudhë të vetizolimit prej 10 ditësh, sapo të hyjnë në Itali.