Portali i ri Prenot@ami, që zëvendëson POL (Prenota On Line) është funksional dhe u mundëson qytetarëve italianë ose të huaj të caktojnë termine falas, për shërbime konsullore të ofruara në Konsullatat dhe Ambasadat Italiane jashtë vendit.
Pra, do të jetë e mundur të caktohen termine vetëm në portalin e ri dhe data e parë e lirë për termin do të jetë midis 5 dhe 19 korrikut (në varësi të shërbimit që kërkohet).
Terminet në POL (Prenota On Line), tashmë të rezervuara dhe konfirmuara ose për t’u konfirmuar nga përdoruesit në portalin e lartpërmendur, megjithatë do të mbahen të vlefshme dhe të shfrytëzueshme.
Çdo përdorim i gabuar i portalit të ri nuk do të lejojë përdorimin e shërbimeve konsullore të ofruara në Konsullatat dhe Ambasadat Italiane jashtë vendit.
Para fillimit të regjistrimit në Portalin e ri, lexoni me kujdes udhëzimet si më poshtë.
Regjistrimi në Portal duhet të kryhet nga një qytetar moshës madhore (për të mitur shih "rezervimi i shumëfishtë"), që ka nevojë për shfrytëzimin e shërbimeve konsullore, prandaj të gjitha të dhënat e kërkuara gjatë regjistrimit: mbiemri, emri, data dhe vendi i lindjes duhet të jenë të vërteta. Të vërteta duhet të jenë edhe email-i dhe numri i telefonit, sepse aty do të merrni një OTP (one time pin) të nevojshëm për të vazhduar me regjistrimin dhe kërkesën/konfirmimin e terminit.
Në ditën e terminit, do të mund të hyni në Zyrën Konsullore vetëm nëse të gjitha të dhënat personale (të dhëna gjatë regjistrimit) përputhen me ato që përmban pasaporta e personit të interesuar.
Kujdes: Nuk do të pranohen aplikimet që nuk përputhen me llojin e vizës, për të cilën është caktuar termin.
Browser-at, përmes të cilëve hapet aplikacioni janë:
Ø Explorer – versioni 11 e më lartë
Ø Google Chrome – versioni 88 e më lartë
Ø Microsoft Edge
Përdorimi të browser-ave të tjerë nuk garanton shfrytëzimin e duhur të të gjitha përmbajtjeve të portalit.
Duke klikuar në butonin REGJISTROHU (vetëm përdoruesit e moshës madhore mund të regjistrohen, për të miturit shih Rezervimi i shumëfishtë), që gjendet në faqen kryesore, ku hapet faqja e regjistrimit, në të cilën ku duhet të futen të dhënat personale, adresa email dhe password-i që do të përdoren si kredenciale për qasje në portal, numri i telefonit, adresa dhe Konsullata.
Regjistrimi i saktë është thelbësor, për të shfrytëzuar shërbimet konsullore.
Duke klikuar në butonin REGJISTRIMI, një njoftim do te dërgohet në email adresën e dhënë dhe do te ju kërkohet të futni kodin OTP (one time password) e të dërguar në email adresën të lartpërmendur.
Ø REZERVIM PËR NJË PERSON: qytetari cakton termin vetëm për vete
Ø REZERVIM I SHUMEFISHTË: qytetari cakton termin për vete dhe për femijët e mitur
Për të hyrë në Portalin Prenota On-Line kliko në linkun në vijim:
https://prenotaonline.esteri.it/login.aspx?cidsede=100080&ReturnUrl=//
Për të hyrë në Portalin e ri Prenot@Mi kliko në linkun në vijim: