Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

“Dokumentarë bashkëkohorë italianë 101”: në Kino Armata në Prishtinë shfaqen 4 filma

Në kuadër të serisë programore “Dokumentarë Bashkëkohorë Italianë 101”, Ambasada e Italisë në Prishtinë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë promovon katër dokumentarë italianë në Kino Armata në Prishtinë, nga 13 deri më 03 gusht 2021. Më poshtë programi i shfaqjes së dokumentarëve:

Il Colosseo in Quarantena/Rihapja e Koloseut (2020) – e martë, 13 korrik, ora 19:00
Regjisor: Luca Lancise
Ekipi i Koloseut përballet me sfidën më të madhe të karrierës. Një garë kundër kohës për të përgatitur gjigantin e brishtë për t’u rihapur në kohë covidiane. Një sfidë për ekonominë e të gjithë industrisë turistike italiane. Brenda hapësirave të mëdha të Koloseut, një familje e vogël ekspertësh vazhdon të kujdeset për gjigantin e brishtë, i cili është si një shtëpi e dytë për ta. Aty gjejnë veten duke jetuar në një atmosferë pezull: monumenti është bosh dhe i heshtur, i braktisur në dukje, i privuar nga mijëra zëra, gjuhë dhe vështrime të magjepsura, që e kanë mbushur çdo ditë.
Megjithatë, kjo situatë e jashtëzakonshme shndërrohet në mundësi për ta parë monumentin në një mënyrë të re dhe ndryshe, për të zbuluar dhe rizbuluar sekrete, detaje, perspektiva të papara, të cilat qëndronin të fshehura nën fluksin e vazhdueshëm turistik.
Përmes syve të anëtarëve të ekipit, jemi në gjendje të shohim përgjatë mureve të Amfiteatrit, grafite të lëna nga banorë të panjohur, që e përdorën atë si strehë apo mbrojtje, pas shembjes së Perandorisë Romake. Ngjitemi në majë të tij 50 metra lart dhe zbresim nëpër tubat e kanalizimeve të dy mijë viteve më parë, hyjmë në tunelet e fshehta dhe zbulojmë afresket e fshehura që tregojnë aq shumë histori të monumentit.
Il Colosseo in Quarantena/Rihapja e Koloseut do të shfaqet në gjuhën italiane me titra shqip dhe anglisht. Hyrja është falas.

La Nave Dolce/Anija e ëmbël (2013) – e martë, 20 korrik, ora 19:00
Regjisor: Daniele Vicari
Më 8 gusht 1991 anija shqiptare me 20,000 persona arriti në portin e Barit. Anija quhej Vlora. Nëse e shihni prej afër, duket sikur koloni milingonash, masë e pa përkufizuar trupash të ngjitua me njëri-tjetrin. Zbarkimi është i vështirë, dikush kërcen në ujë për të notuar deri në tokë, shumë të tjerë bërtasin “Italia, Italia”, duke bërë shenjën e fitores me gishtërinj. Më 7 gusht 1991 anija, në kthim nga Kuba, arrin në portin e Durrësit me 10,000 tonë sheqer. Derisa punohej për shkarkimin e sheqerit mijëra njerëz okupojnë anijen dhe detyrojnë kapitenin të niset për Itali. Motori është gati për t’u prishur nuk ka ushqim as ujë. Vetëm sheqer. Nata bie dhe kapiteni mezi shpëton anijen nga aksidenti. Mëngjesin tjetër, në pritje të Vlorës është një qytet i habitur dhe stadium i zbrazët i futbollit ku, pas procedurave të gjata zbarkimi në port, shqiptarët u mbajtën para se t’u kthyer prapa në shtëpi. Tridhjetë vjet kanë kaluar nga ajo ditë. Shumica e njerëzve në atë anije janë kthyer prapa në Shqipëri, por tentimet për kalim vazhduan. Sot, 4.5 milionë të huaj jetojnë në Itali.
La Nave Dolce/Anija e ëmbël do të shfaqet në gjuhën italiane me titra shqip dhe anglisht. Hyrja është falas.

Fellini Fine Mai/Fellini Pa Fund (2019) -e martë, 27 korrik, ora 19:00
Regjisor: Eugenio Cappuccio
Edhe pse aq shumë është thënë për Fellinin deri tash, ka ende hapësirë për t’i shpjeguar episodet e panjohura të kinemasë, jetës dhe poezisë së tij, posaçërisht nëse keni pasur fatin të punoni me të dhe t’i ndani përvojat e tij. Ky është rasti me Eugenio Cappuccio, i cili tregon në këtë dokumentar se si u njohë me Fellinin në Rimini si adoleshent, dhe më vonë, pas studimeve në Centro Sperimentale di Cinematografia, kur punuan së bashku në shesh xhirimin e Ginger e Fred. Duke kaluar nëpër repertorin e gjerë të RAI, filmi është pasuruar me dëshmi të shumta origjinale të njerëzve që punuan me Fellinin. Duke filluar nga Rimini, Eugenio Cappuccio zbulon gjëra të reja nga ‘bota sekrete’ e Fellinit, të cilat asnjëherë deri tani nuk u treguan.
Fellini Fine Mai/Fellini Pa Fund do të shfaqet në gjuhën italiane me titra anglisht. Hyrja është falas.

Paradigma Olivetti (2020) – e martë, 03 gusht, ora 19:00
Regjisor: Davide Maffei
Më 27 shkurt 1960 vdiq Adriano Olivetti. Pa udhëheqjen biznesore, cikli i ndërtimit të projekteve industriale dhe shoqërore u ndërpre dhe filloi periudha e pasigurisë së madhe; kompania, financiarisht e brishtë, kaloi nëpër faza të detyruara ndërrimesh në pronësi dhe strategji.
Përkundër ndryshimeve të ndikuara nga ky skenar, Olivetti do të ketë sukses, në tregun garues botëror, ta paraqes veten si paradigmë e metodës së prodhimit në dizajnin industrial të produkteve, me gjuhë të ndryshme por unike në stil.
Përmes zërit të dizajnerëve, historianëve dhe menaxherëve, dhe duke falënderuar materialeve arkivore të jashtëzakonshme, filmi hulumton hapat e dizajnit industrial prej vdekjes së Adrianos deri në vitet 1990, duke kaluar nëpër sfidat e një etape me inovacione të shumta: tranzicionit prej teknologjisë mekanike në elektronikë, deri te suksesi në sektorin e IT-së.
Paradigma Olivetti do të shfaqet në gjuhën italiane me titra anglisht. Hyrja është falas