Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

"Mësimet sciasciane në botë": ngjarje në MPJBN dhe direkt në web për njëqind vjetorin e shkrimtarit italian Sciascia

Data:

21/07/2021


Më 23 korrik, nga ora 12.00 deri rreth orës 13.00 (me kohën italiane), do të bëhet prezantimi i ngjarjes"Mësime Sciasciane në Botë", organizuar nga Komiteti Kombëtar për Njëqindvjetorin e Sciascia nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Nisma - që do të prezantohet nga Drejtori i Përgjithshëm për Promovimin e Sistemit të Vendit, Ambasadori Lorenzo Angeloni dhe do të përmbyllet nga Nënsekretari me përgjegjësi për promovimin e kulturës dhe gjuhës Italiane në botë, Benedetto Della Vedova - me pjesëmarrjen e Senatores Emma Bonino në cilësinë e Presidentës së Komitetit, Giovanni Capecchi dhe Francesco Izzo që përfaqësojnë "Mësimet Sciasciane". Janë planifikuar gjithashtu ndërhyrje në distancë nga Ambasadori i Italisë në Teheran dhe Drejtorët e Instituteve italiabe të Kulturës në Moskë dhe Madrid.

Takimi mund të ndiqet në streaming në kanalin YouTube të MPJBN-së dhe në faqen në Facebook të Istitutit të Enciklopedisë Italiane Treccani.


Vendi:

Roma

Autori:

Ministero italiano degli Affari Esteri

418