Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Ministria italiane e Punëve të Jashtme do të mikpresë në Romë Forumin Rinor BE-Ballkan

Data:

20/09/2021


Ministria italiane e Punëve të Jashtme do të mikpresë në Romë Forumin Rinor BE-Ballkan

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar ka kënaqësinë të njoftojë se do të mikpresë Forumin Rinor BE – Ballkan, në Romë nga 22 deri më 26 nëntor, që do të mbledhë të rinjtë nga e gjithë zona për të diskutuar së bashku propozimet për të ardhmen e Evropës dhe për rrugëtimin e përafrimit e të gjitha vendeve të Ballkanit më BE-në.

I organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (Sarajevë), së bashku me Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (Tiranë), Qendrën e Studimeve Politike Ndërkombëtare (Romë) dhe Osservatorio Balcani Caucasuso Transeuropa (Trento), Forumi do të përfshijë 33 shtete, 78 studentë, 10 mentorë dhe personalitete të ndryshme politike nga e gjithë Evropa, për të mbledhur njohuri të reja dhe për të përcaktuar rrugën për veprimet e ardhshme. Ministri, Luigi Di Maio do të marrë pjesë në sesionin përfundimtar për të dëgjuar propozimet drejtpërdrejt dhe për t'i raportuar ato në Konferencën mbi të Ardhmen e Evropës, aktualisht duke u zhvilluar në nivel të BE-s.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, do të vërë në dispozicion edhe fonde, ku pjesëmarrësit do të mund t'i përdorin më vonë për projekte transnacionale, bazuar në diskutimet gjatë Forumit.

Aplikimet janë të hapura për studentët e universiteteve nga të gjitha vendet e BE -së dhe Ballkanit, me një interes të dëshmuar për integrimin në BE dhe angazhimin social. Agjenden dhe formularin i gjeni në faqen www.eubalkanforum.org

Afati për aplikim është deri më 15 tetor 2021.


429