Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, këtë pasdite i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur në Zyren e Presidentes.
Në takimin e mbajtur pas ceremonisë, Ambasadori dhe Presidentja theksuan marrëdhëniet shkëlqyera dypalëshe dhe forcimin e tyre të mëtejshëm gjatë mandatit që sapo ka filluar të Shefit të ri të Misionit.
Lexoni komunikaten në faqen e internetit të Presidencës së Republikës së Kosovës