Ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, bëri vizitën e tij të parë në Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it, nën udhëheqjen italiane në Regjimentin e 185-të të Artilerisë sa parashtistëve Folgore.
Në Kampin “Villaggio Italia” e mirëpriti Colonel Andrea Bertazzo, komandant i kontingjentit shumëkombësh në Pejë, e informoi për aktivitetet të realizuara në sektorin perëndimor të Kosovës nga njësitet e KFOR-it nën mandatin e Rezolutës 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Komandanti RC-W theksoi rëndësinë e sinergjisë mes nëntë kontingjenteve që përbëjnë Komandën Rajonale Perëndimore (Italia, Polonia, Sllovenia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Austria, Moldavia, Zvicër) që kanë për qëllim garantimin e sigurisë të Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin e kompetencës, të zhvillojnë projekte të bashkëpunimit civil dhe ushtarak (CIMIC) dhe aktivitete ndërlidhëse me 15 komunat e zonës së përgjegjësisë përmes Ekipeve të Monitorimit Ndërlidhës (LMT) .
Vizita u zhvillua në ditën e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, gjatë të cilave komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti Bashkimi Evropian ofruan mbështetje dhe vëzhgues për institucionet në Kosovë për të siguruar zhvillimin e duhur të tyre.
Në fund të takimit, Ambasadori De Riu vlerësimin për punën meritore të kryer nga kontigjenti italian i KFOR -it, duke theksuar aftësinë për të bashkëvepruar me popullsinë vendase dhe për të kontribuar në mënyrë efikase në lirinë e lëvizjes dhe bashkëjetesën paqësore të grupet e ndryshme etnike.