Ju informojmë se me rastin e Samitit të G20 2021, që mbahet në Romë më 30 - 31 tetor 2021, përkohësisht do të rikthehen kontrollet e brendshme kufitare brenda zonës Shengen, në pikat e hyrjes tokësore, ajrore dhe detare në Itali. Kontrollet do të jenë në fuqi nga ora 22:00 e datës 27 tetor 2021 deri në orën 13:00 të datës 1 nëntor 2021 dhe mund të ndikojnë në kohën e udhëtimit të shtetasve të vendeve të treta që hyjnë në zonën Shengen nga një shtet tjetër anëtar për të hyrë pastaj në Itali.
G20 në Romë: rikthimi i përkohshëm i kontrolleve kufitare
2021-10-27

Maeci