Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Edicioni VI i Javës së Kuzhinës Italiane në Botë mes traditës e perspektivës

Data:

18/11/2021


Edicioni VI i Javës së Kuzhinës Italiane në Botë mes traditës e perspektivës

Sot, 18 nëntor 2021, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio foli në aktivitetin e çeljes së edicionit të VI të "Javës së Kuzhinës Italiane në Botë", ku morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të Qeverisë, si Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gilberto Pichetto Fratin, Nënsekretari për politikat bujqësore, ushqimore dhe pyjore, Gian Marco Centinaio dhe Nënsekretari për punë të jashtme, Manlio Di Stefano. Në mesin e folësve ishin të pranishëm edhe Carlo Petrini, themeluesi i Slow Food dhe Sergio Paolantoni, si përfaqësues i Federatës Italiane të Çështjeve Publike (FIPE).

Nisma ka filluar në vitin 2016 dhe edicioni që do të zhvillohet nga data 22 deri më 28 nëntor 2021 me përfshirjen e të gjithë rrjetit diplomatik-konsullor, konfirmohet ndër vite si një nga nismat kryesore të MPJBN-së për promovimin jashtë Vendit e më të mirës së zinxhirit të prodhimit agro-ushqimor dhe të traditës italiane të ushqimit e verës, duke u dëshmuar të jetë një mjet efikas i promovimit të integruar dhe një nga shtyllat e strategjisë së ndërkombëtarizimit të Made in Italy.

Tema e edicionit 2021, "Tradita dhe perspektivat e kuzhinës italiane: vetëdijësimi dhe rritja e qëndrueshmërisë ushqimore", kombinon promovimin e produkteve agroushqimore italiane me përmirësimin e dietës mesdhetare si një model i ushqyerjes dhe stilit të jetesës së shëndetshme dhe të qëndrueshme dhe synon të kapë e të rrisë dimensionin dinamik të kuzhinës italiane, të jetësuar nga tensioni i dyfishtë drejt rritjes së kësaj pasurie e trashëguar dhe drejt ndërtimit të skenarëve të ardhshëm falë eksperimentimit dhe inovacionit.

“Kuzhina italiane shpreh kulturë, kërkim, inovacion, trajnim, biodiversitet, identitet. Promovimi i kuzhinës italiane në mbarë botën është prioritet i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio. Zgjedhja e temës së vitit 2021 lind nga dëshira për "të nxjerrë në pah kombinimin e agroushqimit dhe përmirësimin e dietës mesdhetare si model i ushqyerjes dhe stil jetese i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm".

Java e Kuzhinës Italiane në Botë do të mbahet edhe në Kosovë, me pjesëmarrjen e mbi 35 objekteve tregtare dhe sponsorëve të shumtë vendas që i janë bashkuar nismës, ku do të marrin pjesë edhe katër shefa të kuzhinës nga Federata Italiane e Kuzhinierëve të cilët do të sjellin programin e pasur të nismave të programuara nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me ICE dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë në tri qytete të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Pejë dhe Prizren.


Vendi:

Prishtinë

Autori:

Ministria italiane e Punëve të Jashtme/Ambasada Italiane në Kosovë

439