Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Kosovë: Nënsekretari Mulè dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë vizitojnë Komandën e KFOR-it

Nënsekretari italian i Mrojtjes, z. Giorgio Mulè, i shoqëruar nga ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu dhe nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjenerali i Korpusit të Ushtrisë Pietro Serino, vizitoi komandën e misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ata u priten nga Zëvendëskomandanti i Forcave Shumëkombëshe të KFOR-it, Gjeneral Brigade Luca Piperni, pastaj nga Komandanti i KFOR-it, Gjenerali i Divizionit Ferenc Kajári, në bazën “Film City”, selia e Komandës së Forcave të NATO-s.

Më pas, Nënsekretari dhe Shefi i Shtabit u takuan me personelin e ushtrisë të punësuar në Forcën e Kosovës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Nënsekretari i Mbrojtjes tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju në prag të festës së Krishtlindjeve dhe që mund të përfaqësoj qeverinë italiane në një takim që paraqet një moment bashkëndarjeje, afrimiteti dhe fryme të përkatësie me atë që përfaqesoni këtu. Vlera e asaj që kalon nga angazhimi juaj në këtë teatër ndërkombëtar është shumë më vendimtare se sa mendoni. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për stabilizimin e një zone, ruajtjen e paqes apo eksportimin e vlerave të patjetërsueshme kushtetuese. Ka të bëjë me rifillimin e një Vendi, të një brezi që u rrit nën hijen e këtij flamuri, të këtyre vlerave. Bëhet fjalë për shpresën për një të ardhme më të mirë dhe për shpëtim, ajo shpresë që vjen në zemrat tona pikërisht me Krishtlindjet. Krishtlindja t’ju japë forcën dhe këmbënguljen për të besuar fort se “shpresa” që ju jepni në duart e të rinjve dhe fëmijëve është ndoshta ambicia më e madhe e një ushtari. Gëzimi i lindjes qoftë në zemrat tuaja. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja”.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë nënvizoi se “Ushtria italiane do të vazhdojë të japë kontributin e saj efektiv për NATO-n në drejtim të personelit dhe mjeteve shumë të kualifikuara për konsolidimin e paqes në këtë territor, stabiliteti i të cilit është i një rëndësie parësore për sigurinë e të gjithë Rajonit Ballkanik. Së fundi ai në emër të gjithë Ushtrisë drejtoi urimet e tij: “Gëzuar Krishtlindjet për ju dhe familjet tuaja, të cilët pavarësisht largësisë, jam i sigurt se janë të pranishëm në zemrat tuaja, ashtu si edhe ju në të dashurit tuaj”.

Pasdite, Nënsekretari dhe Shefi i shtabit, të shoqëruar nga Gjeneral Piperni, takuan ushtarët e kontingjentit italian të vendosur në “Villaggio Italia” që janë pjesë e Komandës Rajonale të Perëndimit, në bazën e Regjimentit 185 të Artilerisë së Parashutistëve, të drejtuar nga Koloneli Andrea Bertazzo, të cilit i shprehën vlerësimin e thellë për profesionalizmin, përkushtimin, altruizmin dhe rezultatet e një rëndësie absolute të arritur gjatë gjithë mandatit.