Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Urimi i Presidentit Mattarella për Kosovën: "Përkrah jush në forcimin e demokracisë dhe perspektivës europiane"

Data:

17/02/2022


Urimi i Presidentit Mattarella për Kosovën:

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, në një mesazh urimi për homologen kosovare, Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka ritheksuar mbështetjen e Italisë në forcimin e demokracisë dhe perspektivës evropiane të Vendit ballkanik.

“Në vazhdën e miqësisë dhe afërsisë që bashkon Vendet tona, Italia do të vazhdojë ta shoqërojë Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane që urojmë se do të jetë gjithnjë e më e prekshme. Në këtë frymë, do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”, ka shkruar presidenti Mattarella në mesazhin e tij të publikuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës.

Kreu i Shtetit shtoi se Italia do të vazhdojë të jetë në vijën e parë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Ballkan. Këtë e dëshmon roli ynë në misionin e NATO-s, KFOR-it, të cilin do të vazhdojmë ta garantojmë pa iu shmangur nga angazhimeve tona”, siguroi Mattarella.


Vendi:

Roma / Pristina

Ballina:

Agenzia Ansa

460