Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Gratë dhe Shkenca: Gabriella Greison homazh për Margherita Hack në Prishtinë (10 maj)

Data:

28/04/2022


Gratë dhe Shkenca: Gabriella Greison homazh për Margherita Hack në Prishtinë (10 maj)

Me rastin e edicionit të pestë të "Ditës së hulumtimit italian në botë", promovuar nga e Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë në fushën e diplomacisë shkencore, Ambasada e Italisë në Prishtinë dhe Teatri Kombëtar i Kosovës sjellin në skenë monologun teatral "Oqeani Margherita" i gazetares dhe fizikanës, Gabriella Greison, kushtuar astrofizikanës italiane, Margherita Hack (1922-2013). Shfaqja mbahet të martën, 10 maj, ora 20.00 në Teatrin Komëtar të Kosovës, Bulevardi Nënë Tereza, hyrja falas.

“Është një tekst i pabotuar, me të cilin doja t'i bëja homazh shkencëtares italiane në njëqindvjetorin e lindjes së saj, që përmban shumë anekdota për të dhe që më përkasin shumë - thotë Gabriella Greison -. Gjatë orës së shfaqjes do të ndajmë zbulimet, habinë për shkencën dhe mendimet më të mëdha të Margherita Hack, do të lundrojmë në detin e saj të bërë me shaka dhe fraza legjendare, do të notojmë me të në pafundësinë e fizikës, atë të së djeshmes dhe të sotmes, do të pasurohemi me butësi, magji dhe dëshirë për të ndryshuar botën”.

Shfaqja - italisht me titra shqip - organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe realizohet me fondet e vëna në dispozicion nga Fondi për forcimin e gjuhës dhe kulturës italiane jashtë vendit.

“Ideja për ta sjellë këtë shfaqje në Prishtinë na erdhi në një bisedë me Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe zëvendësministren e saj Edona Maloku, të cilat i falënderoj për nevojën e identifikimit të mënyrave të reja për të nxitur interesimin e studentëve të rinj drejt shkencave të aplikuara dhe për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë gjinore - e cila vazhdon të ekzistojë edhe në botën e shkencës - dhe vështirësitë si pasojë me të cilat gratë ende përballen çdo ditë. Prandaj, për të ndihmuar në eliminimin e stereotipeve dhe paragjykimeve shoqërore, na është dukur ideale të tregojmë përvojën e jetës së një shkencëtareje të madhe italiane si Margherita Hack si model për të frymëzuar gjeneratat e reja”, shpjegon Ambasadori italian në Kosovë Antonello De Riu.

Margherita Hack ishte astrofizikane, akademike, popullarizuese e shkencës dhe aktiviste italiane. Ishte gruaja e parë që drejtoi Observatorin Astronomik të Triestes (nga 1964 deri 1987) që, nën drejtimin e saj në mënyrë të vazhdueshme është vendosur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo është interesuar veçanërisht për fizikën, spektroskopinë dhe evolucionin yjor dhe e ka lidhur prodhimin e saj të bollshëm të eseve shkencore me një aktivitet të vazhdueshëm përhapës. Asteroidi "8558 Hack", i zbuluar në vitin 1995, iu kushtua asaj.

Gabriella Greison, është italiane, 48 vjeç, fizikane, dramaturge dhe aktore teatri. Diplomoi në fizikën bërthamore në Universitetin Shtetëror të Milanos me një temën mbi studimin eksperimental të përhapjes së elektroneve të shpejta në një dhomë vakum. Merret me përhapjen shkencore për programe të ndryshme radiotelevizive, ka drejtuar dhe është mysafire e programeve të thelluara shkencore. Ka shkruar disa libra, disa prej të cilëve janë kthyer në monologje teatrale. Ajo është cilësuar si "gruaja e fizikës popullore italiane" dhe gjithashtu "rockstar i fizikës në Itali".


Vendi:

Pristina

Autori:

Ambasciata d'Italia in Kosovo

475