Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Epidemia nga COVID-19 (Coronavirus): udhëzime nga autoritetet kosovare dhe italiane

Të gjithë ata që kanë për qëllim të udhëtojnë jashtë vendit, pavarësisht nga destinacioni dhe arsyet e udhëtimit, duhet të kenë parasysh se çdo lëvizje, në këtë periudhë, mund të përbëjë një rrezik për shëndetin.
Prandaj rekomandohet që të planifikohet me kujdes çdo aspekt i udhëtimit, duke menduar gjithashtu mundësinë e kalimit të një periudhe shtesë jashtë vendit, si dhe sigurimin shëndetësor që mbulon edhe rreziqet që lidhen me COVID-19.

 

LËVIZJET NGA KOSOVA DREJT ITALISË

Nga data 1 qershor 2022, nuk kërkohet më Green Pass-i ose ndonjë certifikatë tjetër ekuivalente për të hyrë ose për t’u kthyer në Itali.

Nuk janë më në fuqi masat kufizuese për mbërritjet nga jashtë shetit për shkak të COVID-19.

 

LËVIZJET NGA ITALIA DREJT KOSOVËS

Të gjitha pikat kufitare tokësore janë të hapura, ashtu si edhe aeroporti i Prishtinës.

Masat aktuale në fuqi në Kosovë lejojnë hyrjen në Vend për ata që posedojnë:  

• certifikatën e vaksinimit me të paktën 2 doza ose 1 dozë të vetme Janssen (J&J);
• Testi PCR negativ i kryer jo më shumë se një javë më parë (për personat që posedojnë një certifikatë mjekësore që tregon kundërindikacionet ndaj vaksinës).

Përjashtohen fëmijët nën 16 vjeç.

 

SITUATA NË ITALI

Gjendja e emergjente në Itali, për shkak të pandemisë COVID-19, ka përfunduar më 31 mars 2022. Poashtu, nuk ësht e obligueshme të paraqitet i ashtuquajturi “Green Pass” për të pasur qasje shërbimet e transportit, restorantit apo hotelierisë, ose për të hyrë në biznese të tjera.

Disa masa kontrolli dhe ndalimi mbeten në fuqi, si pjesë e një kapërcimi gradual të fazës së emergjencës.

Deri më 15 qershor 2022 mbetet e obligueshme mbajtja e pajisjeve mbrojtëse të frymëmarrjes të tipit FFP2 në rastet e mëposhtme:

• për qasje në mjetet e transportit dhe për përdorimin e tyre;

• për shfaqje të hapura për publikun që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

Gjithashtu, është i obligueshëm përdorimi i pajisjeve mbrojtëse të frymëmarrjes për punëtorët, përdoruesit dhe vizitorët e objekteve shëndetësore, shëndetësore dhe sociale. Megjithatë, rekomandohet që të përdorni pajisje mbrojtëse të frymëmarrjes në të gjitha vendet e brendshme publike ose vendet e hapura për publikun.

Për më shumë informacion, konsultoni detajet të ViaggiareSicuri dhe faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

SITUATA NË KOSOVË

Nga data 30 prill 2022, masat kundër COVID janë lehtësuar edhe në Kosovë.

Ndër masat kryesore në fuqi, mbetet paraqitja e dokumentacionit të mëposhtëm për për në shumicën e shërbimeve:

• certifikata e vaksinimit me të paktën 2 doza ose 1 dozë të vetme Janssen (J&J);

• Testi PCR negativ i kryer jo më shumë se një javë më parë (për personat që posedojnë një certifikatë mjekësore që tregon kundërindikacionet ndaj vaksinës).

Shtetasve italianë në Kosovë u rekomandohet të ndjekin me udhëzimet e autoriteteve lokale të përditësuara çdo ditë në Facebook dhe të zbatojnë masat parandaluese kundër infeksionit të koronavirusit, të rekomanduara nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.

Numri zyrtar i autoriteteve kosovare: 038 2008 0800

 

SI TË NA KONTAKTONI

Ftohen shtetasit italianë që ndodhen në Kosovë dhe kanë simptoma, qoftë edhe të lehta, të cilat mund të jenë tregues të infektimit, si ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje muskujsh, të kontaktojnë Ambasadën e Italisë përmese email-it: consolare.pristina@esteri.it. Numri i urgjencës së Ambasadës është: +383 48 185 163 (aktiv në ditët e punës deri në orën 17:00). Në të gjitha orët dhe ditët e tjera, vetëm për raste urgjente, është aktiv numri i Njësisë së Krizave i MPJ-së: +39.0636225

 

(Faqja e përditësuar, më 06.06.2022)