Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Nënsekretari Della Vedova në Prishtinë: përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj evropian

Data:

29/06/2022


Nënsekretari Della Vedova në Prishtinë: përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj evropian

Italia është "shumë e hapur" ndaj kërkesës së Kosovës për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës në mënyrë që të forcojë më tej sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit në një perspektivë gjithnjë e më evropiane. Kështu ka deklaruar Nënsekretari për Punë të Jashtme, Benedetto Della Vedova për agjenicnë e lajmeve “Nova”, duke komentuar nga Prishtina vizitën e tij të sotme në vendin ballkanik, ku pati një sërë takimesh të nivelit të lartë institucional, si me Kryeministrin Albin Kurti, Zv. Ministrin e Punëve të Jashmte, Kreshnik Ahmeti, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe me kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Pastaj, në Ambasadën e Italisë, pati një shkëmbim idesh me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog si dhe me një numër përfaqësuesish të shoqërisë civile kosovare.

“Gjatë takimeve të mia të sotme në Prishtinë rikonfirmova mbështetjen e Italisë për Kosoven dhe faktin se prania jonë dhe investimet tona, si vetë misioni i KFOR-it, shërbejnë dhe gjithmonë i kemi konsideruar një element me vlerë të veçantë strategjike për politikën ndërkombëtare”, theksoi Della Vedova. “Ne mbështesim procesin evropian të Kosovës dhe inkurajojmë vazhdimin e reformave për sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe gjithçka që është e nevojshme në interes të vendit për afrimin me BE-në”, theksoi më tutje.

Në lidhje me kërkesën e bërë majin e kaluar nga autoritetet e Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pas daljes së Federatës Ruse për shkak të luftës në Ukrainë, Nënsekretari sqaroi se qëndrimi i Italisë është “shumë i hapur” në këtë drejtim. Kërkesa, sqaron nënsekretari, është “e arsyeshme dhe synon një element themelor”, atë të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës që janë “shtyllat” e Këshillit të Evropës. Duke iu bashkuar organit shumëpalësh, thekson Della Vedova, vendi mund të "bëhej anëatar i Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut".

Një tjetër temë qendrore gjatë takimeve të zhvilluara sot në nivele të ndryshme nga Della Vedova në Prishtinë ishte ajo e mos liberalizimit të vizave nga Bashkimin Evropian për qytetarët kosovarë, një nyjë politike që nuk u zgjidh në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor. “Qëndrimi i Italisë ka qenë i qartë dhe i njohur prej disa kohësh. Ne ne konsiderojmë se duhet hequr këtë nevojë për viza dhe besoj se nuk ka vlerësime të natyrës teknike, por është një konsideratë që duhet vënë në plan politik, sepse nga pikëpamja teknike gjërat janë bërë”, saqron Della Vedova. “Tema është e gjitha politike dhe besoj se ajo që do të duhet të bëjmë është të vlerësojmë të gjitha përpjekjet e bëra nga Italia dhe vendet e tjera evropiane në Kosovë për të shmangur këtë për shkak të kësaj çështjeje - shumë të ndjeshme në të gjitha nivelet, përfshirë OJQ- të, kompanitë, institucionet, komuniteti shkencor dhe studentët, në veçanti të rinjtë – të paraqesë rrezikun e një elementi mosbesimi të perceptuar ndaj tyre, i cili nuk ka arsye të ekzistojë dhe nga i cili mund të përfitojnë vende të tjera që duan të zgjerojnë ndikimin e tyre, por që nuk kanë investuar aq shumë sa ne”, rithekson Della Vedova.

Nënsekretari perceptoi një "bindje të madhe në të gjitha nivelet" në lidhje me rrugën evropiane të vendit, pavarësisht mungesës së dritës së gjelbër për liberalizimin e vizave dhe negociatat formale të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Disponimi mbetet larg nga depresioni nga ky këndvështrim, edhe sepse momenti i veçantë ka rivënë në funksion energjitë e zgjerimit të BE-së në lidhje me Ukrainën dhe Moldavinë. Ne i kemi vënë sërish në funksion energjitë dhe nuk duhet të humbim momentin që mund të ketë pasoja të rëndësishme. Nuk gjeta situatë dekurajimi por energjie të ripërtërirë”, vijon nënsekretari.

Della Vedova u ndal edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së. Në këtë kontekst, nënsekretari thekson të ketë përsëritur “besimin në mbështetjen e këtij procesi dhe pritshmërinë tonë në këtë kontekst, pra një përkushtim të sinqertë të lidershipit kosovar dhe duke shpresuar në një qëndrim simetrik të atij serb, në mënyrë që të mund të të bëjmë përparim të rëndësishëm siç urojmë”. Në fund, Nënsekretari e vlerësoi shumë takimin që pati sot me Kurtin, i cili është në dyshim për arsye të agjendës së kreut të Qeverisë. “Ishte një element i mirënjohjes së madhe për atë që Italia ka bërë dhe për atë që mund të vazhdojë të bëjë për të arritur progres edhe në negociatat mes Serbisë e Kosovës”.

Intervista në Agjencinë Nova

 


Vendi:

Roma / Pristina

Ballina:

Agenzia Nova

Autori:

Daniele Gargagliano / Translated by Arjeta Halitaj

486