Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë ka publikuar shpalljen (Shpallje për Ballkanin) për realizimin e projekteve që kanë për qëllim të mundësojnë pjesëmarrjen italiane në nismat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë dhe zbatimin e masave humanitare dhe të mbrojtjes të së drejtave të njeriut.
Grantet u jepen propozimeve për nisma që kanë të bëjnë me fushat tematike vijuese, në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi):
a) përforcimin e institucioneve demokratike dhe mbështetjen për proceset e pajtimit kombëtar dhe brenda rajonit, fuqizimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe promovimin e integrimit evropian, parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit, reformën në sektorin e drejtësisë dhe sistemeve zgjedhore, transparencen dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b) përfshirjen dhe zhvillimin e brezave të rinj, grave, komuniteteve LGBTIQ + dhe pakicave kombëtare në proceset e pajtimit rajonal;
c) fuqizimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
d) promovimin e përhapjes dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.
Nismat e propozuara mund të kenë karakter dypalësh apo rajonal.
Shuma financiare në dispozicion është në vlerë prej 250,000 Euro. Çdo propozim i përzgjedhur mund të përfitojë një grant jo më i lartë se 90% e shumës ë përgjithshme të kostove të nevojshme për realizmin e aktiviteteve të propozuara dhe për një shumë maksimale prej 30,000 Euro.
Afati i fundit për aplikim është ora 12.00 e datës 30 shtator 2022.
Më poshtë gjeni detajet e shpalljes shpalljes dhe anekset përkatëse:
• Shpallje
• Shpallje (përkthim kortezie në gjuhën angleze)
• Aneksi A – Kërkesa për grant
• Aneksi A1 – Formulari për aplikim
• Aneksi A2 - Buxheti
• Aneksi B – Vetë-certifikimi kopje e vërtetuar e origjinalit
• Aneksi C – Deklarata mbështetëse origjinale
• Aneksi D – Deklarata e shpenzimeve të projektit