Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë (MAECI) dhe Instituti për Evropën Qendrore-Lindore dhe Ballkanike (IECOB) kanë publikuar një Thirrje për pjesëmarrësit e interesuar që t'i bashkohen programit të trajnimit "Reporterët e rinj në Dialog", i cili do të zhvillohet në Itali nga data 26 shtator deri më 7 tetor 2022.
Programi i trajnimit u ofron 12 pjesëmarrësve të rinj nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi) një mundësi për të rritur familjaritetin e tyre me qasjet dhe debatet bashkëkohore rreth çështjeve të bashkëpunimit dhe pajtimit përmes ligjëratave, shkëmbimit të ideve dhe punën në grup. Makro-temat e trajtuara në programin e trajnimit janë:
· Pajtimi dhe demokratizimi;
· Integrimi në BE;
· Të drejtat e njeriut;
· Paqja dhe siguria;
· Migrimi dhe minoritetet.
Më shumë detaje për agjenden mund të gjeni këtu.
Për pjesëmarrësit e përzgjedhur, nuk ka tarifë regjistrimi. Falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, të gjithë pjesëmarrësit do ta kenë qëndrimin dhe ushqimin falas në Qendrën Rezidenciale Universitare të Bertinoros (Forlì-Cesena, Emilia-Romagna) si dhe deri në 300 Euro për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit.
Më shumë informacion dhe detaje mbi aplikimet dhe procedurat e përzgjedhjes mund të gjenden këtu.
Afati i fundit për aplikim është data 20 gusht 2022.