Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Kosovë: Alessandro Mahmood në Festivalin e Dua Lipës "Sunny Hill" (5 gusht 2022)

Data:

01/08/2022


Kosovë: Alessandro Mahmood në Festivalin e Dua Lipës

Pas ndalesës së përkohshme të turneut të tij "Ghettolimpo Summer Tour" për shkak të një inflamacioni të kordave vokale, Mahmood rifillon përsëri me një pjesëmarrje të shumëpritur në "Sunny Hill Festival" në Prishtinë (Kosovë), një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Ballkan, i themeluar dhe drejtuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, të dy britanikë por krenare me origjinën e tyre kosovare.

Festivali mbahet nga data 4 deri më 7 gusht në Parkun Gërmia të Prishtinës, ku do të performojnë yje të tjerë ndërkombëtarë si J Balvin, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, si dhe vetë Dua Lipa. Mahmood, pjesëmarrja e të cilit mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Ambasada e Italisë në Kosovë në kuadër të programit të integruar promovues “Vivere all'Italiana”, do të përformojë të premten, më 5 gusht. Priten të paktën 25 mijë spektatorë ditorë: nga Kosova, rajoni i Ballkanit dhe pjesa tjetër e Evropës, duke përfshirë pjesmarrjen e diasporës kosovare që tradicionalisht vizitojnë vendin e origjinës në këto javë vere.

“E kam pranuar menjëher ftesën e Dukagjin Lipës dhe Ambasadës Italiane në Prishtinë, sepse në këtë Festival të shpenguar, në shtetin më të ri në Evropë, shoh një pjesë të historisë sime: identitetin në ekuilibrin mes kulturave të shumta, që është më shumë pasuri, sesa dobësi; dëshira për të mos humbur kontaktin me origjinën; kujtimi i sakrificave të bëra nga ti dhe familjarët; krenaria për të kaluarën dhe dëshira për të ecur përpara, duke mbetur i lidhur me familjen, miqtë, dashurinë”, tha Mahmood.

“Ne jemi veçanërisht krenarë për këtë pjesëmarrje italiane në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, para së gjithash, sepse lejon që muzika jonë të vlerësohet në kontekste të njohura ndërkombëtare, por edhe sepse Mahmood mishëron në mënyrë të përsosur atë Itali multikulturore, të re dhe të hapur që neve na pëlqen ta eksportojmë jashte vendit. Edhe përmes pranisë së Mahmood-it, i cili në një kohë të shkurtër ka zënë një vend ndër eksponentët më të rëndësishëm të skenës muzikore edhe asaj ndërkombëtare, po ashtu shpresojmë të rrisim njohjen e ndërsjellë mes dy Vendeve tona dhe urojmë të ketë ndërveprime”, tha. Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Për Dukagjin Lipën, dikur kantautor dhe themelues i agjencisë së komunikimit “Republika” që organizon edicionin, "Pjesëmarrja e një artisti si Mahmood, që konfirmon cilësinë e lartë të Festivalit Sunny Hill, përveç bashkëpunimit të frytshëm me Ambasada e 'Italisë, janë motiv kënaqësie për një takim që dëshiron të rilansojë Kosovën në aspektin kulturor dhe turistik Kosovën, një Vend që e do muzikën dhe di të argëtohet”.

Edhe për ekspozitën e Prishtinës, Mahmood nuk ka lënë pas dore asnjë detaj: nga kostumet – në bashkëpunimin të ngushtë me Riccardo Tisci, duke krijaur veshje ekskluzive për të – deri te zgjedhjet e skenografisë dhe koristëve. Para dhe pas performancës së tij do të shfaqen disa video të fushatës “BeIT - Italy is simply extraordinary” e realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë dhe Agjencia ICE.

Alessandro Mahmoud, i njohur me emrin e arit Mahmood, ka lindur në Milano në vitin 1992 nga nëna italiane dhe babai egjiptian. Që në moshë të re, me jë pasion të madh për muzikën pop, urban dhe R&B, mori pjesë për herë të parë në Festivalin e Sanremos në vitin 2016, pastaj duke u renditur i pari në 2019 me këngën "Soldi", e cila u bë menjëherë një hit global dhe sërish në vitin 2022 me “Brividi” të interpretuar së bashku me Blanco. Pas këtyre fitoreve, ai përfaqësoi Italinë në Eurovision Song Contest në Tel Aviv (2019) dhe në Torino (2022). Pas koncerteve të shumta në klubet më ikonike evropiane dhe italiane live, Mahmood, në korrik ka filluar turin "Ghettolimpo Summer Tour". Menjëherë pas Prishtinës, do të performojë në Torre del Lago (Lucca), më 7 gusht.

Sunny Hill është një festival muzikor ndërkombëtar që mbahet çdo vit në Prishtinë që nga viti 2018, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini. Për shkak të coronavirusit, edicionet 2020 dhe 2021 nuk u zhvilluan. Për vitin 2022, përveç edicionit tradiciona në në kryeqytetin kosovar (4-7 gusht), do të mbahet edhe një edicioni i dytë në Tiranë (26-28 gusht). Sunny Hill ka sjellë yje të muzikës botërore si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix në Prishtinë, si dhe ka qenë një vitrinë për artistët vendas premutes.

 

 

(Publikuar më 01.08.2022. Përditësuar më 08.08.20222)

 


Vendi:

Roma / Pristina

495