Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

“Science, She Says! Award”: aplikimet deri më 13 shtator për njohjen e shkencëtareve të reja të shquara

Data:

12/08/2022


“Science, She Says! Award”: aplikimet deri më 13 shtator për njohjen e shkencëtareve të reja të shquara

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë (MAECI) është e gatshme të krijojë çmimin “Science, She Says!” (Shkenca, Ajo Thotë!) për të vlerësuar një shkencëtare të re të shquar femër, e cila me kontributin e saj ka lënë gjurmë në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, duke kryer kërkime në një nga rajonet e mëposhtme:

  • Afrikë dhe Lindje e Mesme
  • Azi dhe Paqësor
  • Evropë
  • Amerikë Qendrore, Jugore dhe Karaibe
  • Amerikë Veriore

Për secilin nga pesë rajonet do të zgjidhet një kandidate, ku përcaktues është vendi i punës për të paktën 4 vitet e fundit.

Edicioni i parë i dhënies së Çmimit do të zhvillohet gjatë Konferencës së Atasheve Shkencorë Italianë, që do të mbahet në Padovë, në tetor 2022. Të gjitha fushat e shkencës dhe teknologjisë do të merren parasysh. Çmimi do të përbëhet nga një medalje e gdhendur dhe një diplomë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë.

Të gjitha detajet për aplikim i gjeni në dokumentin e thirrjes në bashkëngjitje. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 13 shtator 2022.


Vendi:

Romë/Prishtinë

Autori:

Ministria italiane e Punëve të Jashtme/Ambasada e Italisë në Kosovë

500