Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Itali-Kosovë, sfida e informimit. Marrëveshje mes agjencive Ansa dhe KosovaPress

Data:

22/09/2022


Itali-Kosovë, sfida e informimit. Marrëveshje mes agjencive Ansa dhe KosovaPress

Agjencia e lajmeve KosovaPress dhe agjencia italiane e lajmeve ANSA kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim lajmesh ku ne fokus do të jetë edhe përkrahja për biznese te dy vendeve tona.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të enjten, pjesë e të cilës ishin edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu dhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, u tha se ky bashkëpunim do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Italisë ku është paraparë edhe qasja falas në lajme edhe për selitë diplomatike te dy vendeve.

Drejtoresha ekzekutive e KosovaPress, Suzana Hashani-Rakoivca, tha se hapat e parë të bashkëpunimit mes KosovaPress dhe ANSA-s do të jenë forcimi i urave lidhëse ne mes te dy shteteve tona.

“Duke pasur parasysh edhe zhvillimin në aspektin ekonomik dhe politik, KosovaPress mund të kontribuojë shumë, sidomos tek lajmet e rrejshme dhe kontributin që t’i ndihmojmë secilit biznes në aspektin ekonomik dhe politik. Këto do të jenë hapat tonë të bashkëpunimit mes ANSA-s dhe KosovaPress-it. Uroj që të jemi ne urë lidhëse mes dy shteteve që t’i ndihmojnë bizneseve italiane në Kosovë dhe të Kosovës andej. Po ashtu, edhe ambasadat të informohen sa më saktë për ngjarjet që ndodhin në vendet tona”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i ANSA, Stefano de Alessandri, tha se kjo ujdi do të përafrojë edhe më shumë dy vendet, por do t’i jep edhe qasje falas në lajme, selive diplomatike në Kosovë dhe Itali.

Ai shtoi se kjo marrëveshje do të krijojë bashkëpunim edhe në profilin tregtar, përmes shumë kompanive italiane që janë të pranishme në Kosovë.

“Marrëveshja i ka dy pika, një në aspektin gazetaresk që është shkëmbimi i lajmeve tona. KosovaPress do t’i jap qasje direkt gazetarëve tanë në lajmet e tyre. Siç e kemi pa edhe në shumë raste të tjera kjo është një përafrim shumë i rëndësishëm midis dy vendeve tona. Me këtë marrëveshje është e paraparë furnizimi dhe qasja falas në lajme edhe për selitë diplomatike në vendet tona. Ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me aktivitetet e bashkëpunimit të profilit tregtar. Ka shumë kompani italiane që janë të pranishme në Kosovë, shumë prej tyre janë klientë tanë dhe ne do të jemi si një urë lidhëse që të ndihmojmë zhvillimin e tyre në Kosovës përmes KosovaPress-it dhe anasjelltas”, theksoi ai.

E lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje u shpreh edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim.

“Shpreh përgëzimet e mia për këtë marrëveshje. Natyrisht edhe nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi kjo marrëveshje veçse e pasuron marrëdhëniet tona që janë të shkëlqyeshme mes dy vendeve tona… Është shumë e rëndësishme kjo edhe për t’iu përballë dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme që bëhet. Sot këto përbëjnë një sulm jo vetëm për kontekstin aktual ku sot jetojmë, pasi është shumë thelbësore cilësia e informatave. Mbi të gjitha, natyrisht kur këto lajme jepen nga gazetarët profesionistë dhe me përvojë siç janë ata nga dy agjencitë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, tha se marrëveshja do të përforcojë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Italisë me Kosovën.

“Jam shumë i lumtur që jam dëshmitarë i kësaj marrëveshje ndërmjet dy agjencive. Marrëveshja e sotme përcakton këtë bashkëpunim që do të strukturohet. Dy agjencitë datat e themelimit i kanë të ndryshme, por kanë një të përbashkët pasi linden në fund të dy konflikteve shkatërruese…Marrëveshja do të mundësojë që informatat e dy vendeve respektive të bëhen në mënyrë sistematike dhe të përforcojë edhe më tej të marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve tona”, tha ai.

Ndryshe, KosovaPress është anëtare e Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe Evropën juglindore (ABNA-SEE) dhe ka presidencën e kësaj organizate, Ndërsa, ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me agjenci të tjera rajonale dhe evropiane.

 


Vendi:

Roma / Pristina

Ballina:

KosovaPress

503