Kjo faqe web përdor cookies për të ofruar një përvojë më të mirë. Me vazhdimin e navigation pranon përdorimin e cookies nga ana jonë OK

Kurse të italishtes në Qendrën e Gjuhëve në Universitetin "Hasan Prishtina", regjistrimi i hapur

Data:

04/11/2022


Kurse të italishtes në Qendrën e Gjuhëve në Universitetin

Ka ende vende të lira në kurset e italishtes në Qendrën e Gjuhëve të Universitetit “Hasan Prishtina”, të cilat janë të hapura edhe për personat jashtë universitetit.

Kurset, nga 2 orë në javë, mbahen në oraret e mëposhtme:

  • niveli A0, e hënë, ora 12:00 – 14:00 ose e mërkurë, ora 18:00 - 20:00
  • niveli A2, e martë, ora 17:00 – 19:00
  • niveli B2-C1, e enjte, ora 17.30 - 19.30

Falë mbështetjes së Ambasadës së Italisë në Prishtinë, kurset ofrohen falas.

Për informata: qendraegjuheve@uni-pr.edu ose raffaella.ritucci@uni-pr.edu 

Qendra së Gjuhëve ndodhet në katin përdhesë të Fakultetit të Filologjisë, në fund të korridorit djathas.


Vendi:

Prishtinë

Autori:

Ambasciata d'Italia

508