Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ministri i Jashtëm Tajani: duhet të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit në BE

«Ballkani nuk duhet të bëhet Libia e re. Është shumë afër nesh, përshkohet nga flukse të rëndësishme migratore, si dhe është objekt interesi dhe ndikimi nga fuqitë joaleate. Ne duhet ta mbikëqyrim situatën për të fuqizur demokracinë në ato Vende dhe për të parandaluar përkeqësimin e krizave të reja mes Serbisë e Kosovës: situata në Ukrainë i bën këto kombe edhe më të paqëndrueshme». Kështu deklaroi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, i intervistuar sot nga gazeta italiane “Libero”.

«Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia janë në listën e pritjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne duhet ta përshpejtojmë procesin e integrimit, për t’i penguar ato të hyjnë në sferën e ndikimit të vendeve jo anëtare të BE-së. Duhet një përpjekje evropiane dhe Italia mund ta luajë një rol si Vend lider», shtoi Ministri.

Një angazhim, që në rastin e Kosovës nuk mund të zgjidhet vetëm përmes rolit udhëheqës brenda misionit të KFOR-it. “Jemi duke organizuar një forum biznesi për të sjellë kompanitë tona në Vend dhe për t’u krijuar kushte pune”, tha Tajani.